<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Disa fjalë provojnë se gjuha shqipe më tepër se me gjuhët e Europës,ka përngjasime me persishten”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë tezës romantike/ historike të lidhjes gjenetike pellaze shqiptare.Ndër tjera ai kishte shkruar se çështja e prejardhjes së shqiptarëve , e cila mbeti për shëkuj enigmë, u zgjidh më në fund dhe u provua se kombi shqiptar është dega më e vjetër e familjes së popujve të Azisë e të Europës, e cila quhet familja ariane(indoevropiane), shkruan InforCulture.Info

Më poshtë ju sjellim një pjesë të shkëputur nga libri në fjalë:

Megjithatë, ndryshe nga Abdyl Frashëri dhe Pashko Vasa, Sami Frashëri e zbërtheu edhe më tej tezën romantike historike të lidhjes gjenetike shqiptare pellazge. Në fillim tezën e vet ai e parashtroi në trajtesën e shkurtër turqisht mbi historinë e lashtë të shqiptarëve që përfshiu në zërin Arnavut të “Enciklopedisë Universale të Historisë dhe të Gjeografisë” (Kamus-ul Alam), vëll.I, më 1889. Ai shkruan “Disa historianë kujtojnë se shqiptarët kanë ardhur vonë nga malet e Kaukazit, disa tjerë i bashkojnë me kombet sllave, dhe të tjerët i quajnë si një degë e stërlashtë e helenëve.

Asnjëra nga këto pikëpamje nuk është e saktë.Cështja e prejardhjes së shqiptarëve , e cila mbeti për shëkuj enigmë, u zgjidh më në fund dhe u provua se kombi shqiptar është dega më e vjetër e familjes së popujve të Azisë e të Europës, e cila quhet familja ariane(indoevropiane-K.F). Do të zgjatemi shumë sikur të numërojmë fjalët  shqipe që kanë përngjasime dhe lidhje me gjuhët e vjetra greke, latine, sllave e gjermane apo me gjuhët e reja evropiane që rrjedhin prej tyre apo me persishten , zendishten , sankritishten. Kjo vetëm do të mërziste lexuesin.Nëse bëhet një fjalor etimologjik i gjuhës  shqipe , mund të themi se do të mbeten pak fjalë që nuk kanë lidhje më njërën apo me tjetrën nga gjuhët e përmendura. Është e pamundur të jepet një gjykim për këto fjalë me prejardhje të panjohur se nga cila gjuhë tjetër ato kanë buruar.

Përkundrazi ka shumë fjalë që forma e tyre shqip është origjinale dhe forma në greqisht e në latinishten e vjetër është një derivate I tyre. Ky fakt tashmë i provuar, tregon se gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja.

Ato tregojnë se kombi shqiptar është tepër i lashtë.Disa fjalë provojnë se gjuha shqipe më tepër se me gjuhët e tjera ariane të Europës, ka lidhje e përngjasime me persishten, zendishten dhe sankritishten. Por kjo nuk do të thotë se shqipja është një degë e re e familjes gjuhësore ariane, sic janë latinishtja, greqishtja e sllavishtja. Ajo është drejtpërsëdrejti pjesë e gjuhës së hershme ariane.Pra populli shqiptar ka ardhur i papërzier me popujt e tjerë, që erdhën direkt nga Azia qendrore, si popujt e tjerë të lashtë arianë”.

Marrë nga libri “Etnologjia e Shqiptarëve” nga  Kristo Frashëri

postbck postbck

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

18 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

18 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

19 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

19 hours ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

19 hours ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

3 days ago