“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë tezës romantike/ historike të lidhjes gjenetike pellaze shqiptare.Ndër tjera ai kishte shkruar se çështja e prejardhjes së shqiptarëve , e cila mbeti për shëkuj enigmë, u zgjidh më në fund dhe u provua se kombi shqiptar është dega më e vjetër e familjes së popujve të Azisë e të Europës, e cila quhet familja ariane(indoevropiane), shkruan InforCulture.Info

Më poshtë ju sjellim një pjesë të shkëputur nga libri në fjalë:

Megjithatë, ndryshe nga Abdyl Frashëri dhe Pashko Vasa, Sami Frashëri e zbërtheu edhe më tej tezën romantike historike të lidhjes gjenetike shqiptare pellazge. Në fillim tezën e vet ai e parashtroi në trajtesën e shkurtër turqisht mbi historinë e lashtë të shqiptarëve që përfshiu në zërin Arnavut të “Enciklopedisë Universale të Historisë dhe të Gjeografisë” (Kamus-ul Alam), vëll.I, më 1889. Ai shkruan “Disa historianë kujtojnë se shqiptarët kanë ardhur vonë nga malet e Kaukazit, disa tjerë i bashkojnë me kombet sllave, dhe të tjerët i quajnë si një degë e stërlashtë e helenëve.

Asnjëra nga këto pikëpamje nuk është e saktë.Cështja e prejardhjes së shqiptarëve , e cila mbeti për shëkuj enigmë, u zgjidh më në fund dhe u provua se kombi shqiptar është dega më e vjetër e familjes së popujve të Azisë e të Europës, e cila quhet familja ariane(indoevropiane-K.F). Do të zgjatemi shumë sikur të numërojmë fjalët  shqipe që kanë përngjasime dhe lidhje me gjuhët e vjetra greke, latine, sllave e gjermane apo me gjuhët e reja evropiane që rrjedhin prej tyre apo me persishten , zendishten , sankritishten. Kjo vetëm do të mërziste lexuesin.Nëse bëhet një fjalor etimologjik i gjuhës  shqipe , mund të themi se do të mbeten pak fjalë që nuk kanë lidhje më njërën apo me tjetrën nga gjuhët e përmendura. Është e pamundur të jepet një gjykim për këto fjalë me prejardhje të panjohur se nga cila gjuhë tjetër ato kanë buruar.

Përkundrazi ka shumë fjalë që forma e tyre shqip është origjinale dhe forma në greqisht e në latinishten e vjetër është një derivate I tyre. Ky fakt tashmë i provuar, tregon se gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja.

Ato tregojnë se kombi shqiptar është tepër i lashtë.Disa fjalë provojnë se gjuha shqipe më tepër se me gjuhët e tjera ariane të Europës, ka lidhje e përngjasime me persishten, zendishten dhe sankritishten. Por kjo nuk do të thotë se shqipja është një degë e re e familjes gjuhësore ariane, sic janë latinishtja, greqishtja e sllavishtja. Ajo është drejtpërsëdrejti pjesë e gjuhës së hershme ariane.Pra populli shqiptar ka ardhur i papërzier me popujt e tjerë, që erdhën direkt nga Azia qendrore, si popujt e tjerë të lashtë arianë”.

Marrë nga libri “Etnologjia e Shqiptarëve” nga  Kristo Frashëri

postbck postbck

Recent Posts

Fan Noli për Profetin Muhamed ﷺ

Peshkopi Fan S. Noli njihet edhe për një ese me titull “Muhamedi”. Kjo vepër e…

18 hours ago

Shimpanzeja më e moshuar në botë jeton në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit tërheq vëmendjen e vizitorëve prania e shimpanzesë më të moshuar…

19 hours ago

Shkencëtarët shohin prova të evolucionit në kohë reale

Evolucioni shpesh konsiderohet një proces i ngadaltë, duke kërkuar breza të tërë për të formuar speciet përmes ndryshimeve graduale.…

19 hours ago

Çfarë fshihet midis bërthamës dhe pjesës së jashtme të Hënës?

Thellë nën koren e Tokës, shkëmbi i shkrirë ngrihet dhe nxit lëvizjen e pllakave tektonike…

19 hours ago

Shkenca fshin çdo dyshim, edhe delfinët qeshin!

Delfinët qeshin vërtet. Deri më sot nga shprehitë e tyre, mjaftonte t’i shihje për të…

20 hours ago

Niset anija kozmike drejt asteroidit që mund të rrezikonte njerëzimin

Një anije kozmike është nisur drejt hapësirës për të studiuar një asteroid që NASA e…

21 hours ago