<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse nuk mund t’i trajnojmë macet lehtë?

Macet janë kafshë shumë të dashura, por edhe qenie të pavarura që priren të bëjnë shumë gjëra vetë

Për shkak të këtyre karakteristikave, pronarët e maceve zakonisht pretendojnë se macet janë të vështira për t’u trajnuar.

Megjithatë, praktika tregon se është shumë e mundur të trajnohen macet dhe se rezultatet e dëshiruara mund të arrihen duke e koordinuar stërvitjen me personalitetin e maceve dhe duke aplikuar metoda të përshtatshme stërvitjeje, transmeton Telegrafi.

Macet nuk e pranojnë hierarkinë

Ato nuk ju shohin si zotërinë e tyre, andaj për këtë arsye e kanë zakon të mos reagojnë ndaj udhëzimeve tuaja.

Macet i shohin njerëzit si “mace” të mëdha dhe të ngathëta, të cilat mund të bien në dashuri me kalimin e kohës nëse zhvillojnë një lidhje të thellë me ta.

Macet janë kafshë të tërhequra

Ato e duan dashurinë tuaj, por atyre nuk u nevojiteni për të mbijetuar. Ato e duan shoqërinë tuaj, por nëse ju kërkoni të bëjnë diçka që nuk duan ta bëjnë, më kot shpresoni se do të ndodhë. Do të ketë ditë kur macja juaj do të dëshirojë të ulet në prehrin tuaj, por edhe shumë raste kur nuk do të vijë kur ta thërrisni, sepse e ndjen veten më mirë në shportën e saj.

Macet dhe vëmendja

Edhe nëse e shpërbleni macen tuaj me ëmbëlsira gjatë stërvitjes, ajo do t’ju dëgjojë më pak se një qen. Ndryshe nga qentë, macet kanë një hapësirë vëmendjeje dukshëm më të shkurtër dhe ngopen lehtësisht me stërvitjen.

Macet dhe dënimet

Macet janë kafshë shumë të pavarura, që do të thotë se nuk kërkojnë miratimin tuaj. Ato gjithashtu nuk reagojnë mirë ndaj ndëshkimit, i cili është më shumë një kërcënim për ta sesa pasojë e sjelljes së keqe. Kjo sigurisht e bën më të vështirë trajnimin e tyre, sepse është shumë e vështirë që macet ta lidhin dënimin me veprimet e padëshiruara në kokën e tyre. /Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

18 hours ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

18 hours ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

19 hours ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

19 hours ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

22 hours ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

23 hours ago