<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cila është arsyeja e vërtetë e rënies drastike të Bitcoin?

Shumë e kanë komentuar rënien masive të Bitcoin kohët e fundit duke ja fajësuar atë protestave në Kazakistan – por a është kjo realisht aryseja?

Me shumë mundësi, jo.

Arsyeja përse komentet rreth Kazakistanit kanë qenë të shumta këto ditë është sepse, ky shtet në Azinë Qendrore, është i treti në rang global për sa i përket prodhimit të Bitcoin (18%).

Ky proces i njohur edhe si ‘gërmim’ kërkon sasi të mëdha të elektricitetit si pasojë e fuqisë së lart që përdorin procesoret e nevojitur në ‘gërmimin’ e Bitcoin.

Dhe nëse marrim parasysh çmimet e ulta të elektricitetit në Kazakistan, sigurisht që ai kthehet në vendin perfekt për shumë prodhues të Bitcoin, shumë prej të cilëve kanë lënë Kinën (vendin e dytë për prodhimin e Bitcoin) për t’u shpërngulur në Kazakistan, si pasojë e vendimit të Pekinit për të ndaluar gërmimin e çdo lloj kriptovalute.

Protestat e ditëve të fundit në Kazakistan, së bashku me prerjet e energjisë elektrike në vend, thuhet të kenë kontribuuar në këtë ulje madhështore të Bitcoin, i cili këtë të hënë shkoi për herë të parë në muaj të tërë, posht vlerës së $40,000 dollarëve.

Sidoqoftë, kjo nuk është aryseja kryesore.

Së pari, vlera e Bitcoin nuk është e lidhur drejtëpërsëdrejti me rrjetin elektrik apo më sakt, vlera e Bitcoin nuk është e varur nga prodhimi apo jo i monedhës – sepse 90% e Bitcoin është gërrmuar tashmë – edhe pse, kjo i jep një ide të përgjithshme investitorëve rreth sigurisë së kriptovalutës.
Së dyti, vlera e Bitcoin ca qenë duke rënë prej muajsh të tërë, gjë që sugjeron se aryeja e vërtetë për këtë rënie, nuk mund të jenë trazirat në Kazakistan por pikërisht kriza globale që ka prekur të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.
Së treti, komentet e bëra së fundmi nga Rezerva Federale apo Banka Qendrore Amerikane shërbyen për t’i dhënë ‘goditjen e fundit’.
Këto komente përfshinë disa paralajmërime për shtrëngimin e politikave monetare të Bankës Qëndrore Amerikane, që mbi të gjitha do të përfshijnë ngritjen e normave të interesit.

Pse po ndikon Banka Qendrore Amerikane tek Bitcoin?
Arsyeja është e thjesht.

Prej kohësh, kriza globale sidomos kriza e naftës ka bërë që shifrat e inflacionit kudo të arrijnë nivele shqetësuese. Me rritjen e inflacionit, autoritetet amerikane po paralajmërojnë se do të jenë të detyruar të rrisin normat e interesit në mënyrë që të mbajnë nën kontroll inflacionin dhe të mundohen ta ndalojnë rritjen e mëtejshme të tij.

Kjo ka shkaktaur panik mes investitorëve në tregun global të bursës, përfshi këtu edhe Bitcoin. Ata i janë frikësuar një mundësie të rritjes së normave të interesit, që do t’i bënte investimet e tyre më të paqëndrueshme dhe të rrezikuara.

“Aksionet e kompanive të teknologjisë ndikohen në mënyrë të veçantë nga këto politika të reja, pasi ato janë tejet të ndjeshme ndaj një rritjeje në normat e interesit, “ – thotë Fiona Cincotta, analiste në City Index.

Një tjetër fakt që mund ta përkeqësojë sitautën edhe më tej, është publikimi i shifrave të përditësuara të inflacionit nga Banka Qendrore Amerikane, këtë të premte, që mund të kontribuuojë në përhapjen edhe më të theksuar të panikut mes investitorëve të kriptovalutave, që do të thotë se ata do të nisin shumë shpejt t’i shesin për të mos rrezikuar humbje të thellë.

Që prej fillimit të vitit, Bitcoin ka humbur rreth 12 % të vlerës së tij.

Edhe kriptovaluta tjetër më e fuqishme, Ethereum ka humbur 12% dhe kriptovaluta të tjera po ashtu si Solana etj.

Ekspertë të ndryshëm thanë për Wall Street Journal që këto ulje drastike janë shenjë që kriptovalutat janë investime të rrezikshme për shumicën e njerëzve.

“Kjo provon që Bitcoin sillet si një aset me risk të lartë,” tha Noell Acheson, drejtore e Genesis Global Trading për Wall Street Journal.

Ka nga ata që besojnë pa kushte në ‘imunitetin’ e monedhës Bitcoin ndaj inflacionit, por nga ana tjetër ka edhe nga ata që vazhdojnë të mendojnë që kriptovalutat kanë natyrë spekulative dhe se ato janë direkt të lidhura me valutat e tjera fiat.

postbck postbck

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

1 day ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

1 day ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

1 day ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

2 days ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

2 days ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

2 days ago