<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Abdyl Frashëri: ”Historia flet për një komb përrallor, për pellazgët hyjnorë, për këta heronjë të lashtësisë,..”

Personaliteti i parë shqiptar që e shtriu origjinën e shqiptarëve deri në Parahistorinë Pellazgjike nuk ishte as historian, as gjuhëtar, as etnolog. Ai ishte Abdyl Frashëri,personalitet i shquar politik i lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në një varg korrespodencash, si pjesë të një traktati mbi të drejtat e kombit shqiptar, që ai botoi në frëngjisht në pragun e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organin diplomatic austriak Messagier de Vienne, ai shprehej:

‘’Historia flet për një komb përrallor, për pellazgët hyjnorë, për këta heronjë të lashtësisë, të cilët pandehet se kanë vdekur dhe janë fshirë nga faqja e dheut, duke lënë pas vetëm disa gjurmë në gjuhët greke dhe latine. Është gabim: pellazgët rrojnë edhe sot e kësaj dite. Ata jetojnë tek shqiptarët. Shqiptarët e sotëm janë vetë pelllazgët e lashtësisë me gjuhën e tyre, me doket e tyre dhe me vetë zakonet e tyre. Ati i historisë (Herodoti), thotë se pjesa më e madhe e emrave të perëndive të Olimpit grek i përkasin gjuhës pellasge. Mirë pra, ne i gjejmë sot ato emra në gjuhën shqipe. Janë disa fjalë që shqiptarët i përdorin edhe sot e kësaj dite. Ata nuk kanë fjalë tjetër për të quajtur detin, perveç fjalës Det, Thetis ishte perëndia e Detit. Afrodita, që ishte emir i Venusit, do të thot në shqip afrimi i ditës, pra kuptohet lidhja midis tyre. Unë mund të përmend një seri fjalësh shqip që dëshmojnë ngjashmërinë e shqiptarëve të sotëm me pellazgët e lashtë, por unë po i kursej kolonat e gazetës tuaj dhe nuk dua të përpiqem  të vërtetoj një gjë që tashmë është vërtetuar së tepërmi nga eruditët më të mdhenj të shekullit tonë. ‘’

Shkëputur nga: Etnogjeneza e Shqiptarëve – Kristo Frashëri  /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

14 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

15 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

17 hours ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

17 hours ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

18 hours ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

18 hours ago