Lufta guerile e Ahmet Selacit, Bislim Bajgores, Ukshin Kovaçicës e Adem Vocës për liri dhe pavarësi pas ripushtimit të Kosovës 1944

Në luftën e ashtuquajtur nacionalçlirimtare në Kosovë u inkuadruan një numër i konsiderueshëm i të rinjëve shqiptarë. Disa syrësh, si Ali Shukriu, Rasim Qerkezi etj. të verbuar nga ideologjia komuniste, bashkëpunonin me forcat partizano-çetnike në dëm të Kosovës dhe të popullsisë shqiptare. Ardhja e brigadave shqiptare nga Shqipëria bëri që popullata e këtij mjedisi  të ndihet pak më e sigurt. Disa I përkrahën ato, prandaj edhe iu bashkëngjitën pa hezitim, duke ushqyer iluzionin se në luftën që po bënin të gjithë popujt kundër nazizmit gjerman, si të gjithë të tkerët, edhe shqiptarët e Kosovës do të çlirohëshin njëherë e përgjithmonë. Kështë, të organizuar ushtarakisht në njësi luftarake shqiptare, qofshin këto edhe partizane, shpresonin se mund të mbroheshin territoret shqiptare kosovare nga ripushtimi serbosllav.

Pas ripushtimit të Kosovës (nëntor 1944), Shaljanët, të udhëhequr nga Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Bislim Bajgora, Adem Voca etj. vazhduan luftën guerile për liri dhe pavarësi. Është e njohur lufta që u zhvillua në Trepçë dhe rreth saj. Në vitet 1944-45 operacionet këtu i ka udhëhequr vetë Spasoje Gjakoviqi.

Në vitin 1944, forcat serbe në udhëheqjet më të larta të LNÇ të Jugosllavisë filluan luftën më të egër për të bërë lidhjen e Kosovës me Serbinë. Vendin e Brigadës Shqiptare dhe Brigadës VII Kosovare, të cilat u urdhëruan që të marshonin drejt veriut për të ndjekur okupatorin, e zuri Brigada e tretë Kosovare e përbër kryesisht nga luftëtarë serbë me ish-çetnikë serbë që në çastin e fundit I ishin bashkuar UNç-së dhe Brigadës së Bokës, që zhduknin pa mëshirë shqiptarët. Kështu, që nga nëntori i vitit 1944, gjendja në Kosovë, në Drenicë, në Shalë, në Anamoravë etj. u keqësua shumë. Filluan likuidimin e disa përsonaliteteve në Shalë gjoja si kolaboracionistë, kuislingë e reaksionarë. Nuk zhdukeshin vetëm intelektualë me ndikim, por edhe njerëz të thjeshtë, madje edhe gra, fëmijë e pleq. Arrestimet, masakrimet, djegiet, likuidimet, madje mobilizimet në Tivar, në Srem e gjetiu, bëheshin sipas skenarit të kryeshefit të OZN-ës (Drejtoratit të Mbrojtjes Popullore) për Kosovë, Spasoje Gjakoviq. Në këtë drejtim kanë ndihmuar edhe disa shqipfolës, si: Ali Shukriu, Rasim Qerkezi e të tjerë.

Shumë nacionalistë e përjetuan si zhgënjim të madh robërimin e Kosovës dhe Bashkimin e saj me Republikën e Serbisë pa përfillur vullnetin e popullit dhe Rezolutën e Konferencës së Bujanit. Në këtë kohë (nëntor 1944) prof. dr. Vasa çubriloviq, dorëzoi Shtabit Suprem të UNÇ-së dhe AP të Jugosllavisë projektin e ri për shpërnguljen, eliminimin dhe zhdukjen e minoriteteve, pra edhe të shqiptarëve nga Jugosllavia. ‘’çështja e pakicave me anë të shpërnguljes, theksonte ai, zgjidhet më së lehti në kohën e luftërave, siç është tash kjo. Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit duhet ta ndryshojnë me themel përbërjen etnike të tyre. Ushtria në kohën e operacioneve ushtarake duhet t’i pastrojë me plan dhe në mënyrë të pamëshirshme nga pakicat kombëtare ato  vise që dëshirojmë t’i kolonizojmë me elementin tonë kombëtar.

Në këto rrethana shpërtheu kryengritja e armatosur e shqiptarëve të Shalës së Bajgorës. Popullata e këtij mjedisi, e cila kishte mbështetur shpresat në brigadat e Shqipërisë dhe atë të Adem Vocës, në luftëtarët e prijësit shaljanë, si: Ahmet Selacit, Ukshin Kovaçicës etj. përjetoi tragjedi të paparë. Kështu, kur bota u çlirua nga hija e zezë e fashizmit , popullatën shqiptare në Kosovë, sidomos në Shalë të Bajgorës e në Drenicë e mbuloi hija e zezë e sllavokomunizmit. Regjimi komunist jugosllav organizoi një sërë aksionesh  kundërshqiptare pa kurrfarë baze e arsyeje, vetëm e vetëm për të mbjellë terror e pasiguri. Në shënjestër të regjimit komunist ishte vënë familja Boletini, sidomos djemtë dhe nipat e Isa Boletinit.  Kështu, forcat partizano-çetnike vranë njëri pas tjetrit Musa Isa Boletinin (1944), Skender Mujë Boletinin (1944), Asllan Isa Boletinin (1945), Isuf Halil Boletini (20 shkurt 1947); burgosën të tjerët, si : Kapllan Isa Boletinin (15 vjet), Mujë Isa Boletini (tri vjet) e të tjerë, Ali Tafil Boletinin, Tafil Boletinin, Ismet Boletinin etj.

Regjimi komunist i Titos manipulonte madje me opinionin ndërkombëtar se ‘’shqiptarët e Kosovës me vullnetin e tyre I bashkohen Serbisë Federative’’. Opinioni ndërkombëtar nuk reagoi as kur u vendos pushteti ushtarak (shkurt-maj 1945), as kur u shtyp me gjak ‘’kundërrevolucioni në Drenicë’’, as kur u organizua Masakra e Tivarit, ku u zhdukën në manyrë çnjerëzore 36000 ushtarë, rekrutë të paarmatosur shqiptarë të Kosovës, as kur u bë konvertimi i shqiptarëve në turq në vitin 1952-53 në bazë të ‘’deklarimit të lirë’’, u organizua aksioni i mbledhjes së ‘’armëve’’ në dimrin e vitit 1955-56, kurdisja e proceseve politike, as kur ishte organizuar i ashtuquajturi ‘’otkup’’ (blerja pa para, ose thënë më saktë rrëmbimi i prodhimeve bujqësore e blektorale) kinse për grumbullimin e ‘’tepricave’’ të drithit, mishit, qumshtit, leshit etj.

Shkëputur nga: Mitrovica dhe Shala e Bajgorës në fokusin e historisë – Fazli Hajrizi /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Stili anime dhe disa mësime mbi kufijtë e inteligjencës artificiale

Nga: Stephen Bush / The Financial Times Përkthimi: Telegrafi.com Një hap tjetër përpara në aftësitë…

20 hours ago

Cili është aplikacioni më i sigurt i mesazheve?

Në dritën e polemikave rreth planeve të sulmit të SHBA-së që ndahen në Signal, siguria…

2 days ago

Pemët dhe perimet të cilat të gjithë i mbajmë në frigorifer, por që nuk do të duhej t’i mbanim!

A e dini që do të mund të kursenim një sasi goxha parash në vit…

2 days ago

Automjeti më i fundit luftarak rus – kamion i vitit 1952

Automjeti luftarak më i fundit rus është një kamion i prodhuar në vitin 1952 -…

2 days ago

Fundi tragjik i dashurisë mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan! Historia e panjohur e dijetarit shqiptar

Armenia e re, nuk mundi ta harronte Shemsedin Samiun, duke u kthyer kështu në Stamboll,…

5 days ago