<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shkrimi i “The Chicago Tribune” më 1929: 50 shqiptarë sjellin nuset në SHBA

“The Chicago Tribune” ka botuar, të premten e 25 marsit 1929, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me udhëtimin e çifteve të sapomartuara shqiptare drejt SHBA-ve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

50 shqiptarë sjellin nuset e tyre në Shtetet e Bashkuara

Rezervoni udhëtimin në bordin e Leviathan-it që lundron nesër

Pesëmbëdhjetë çifte të porsamartuara shqiptarësh kaluan dje përmes Parisit, rrugës për në Cherbourg, për të pritur anijen kyesore të SHBA-ve, Leviathan-in, që do të lundrojë të shtunën.

Ky është kontingjenti i parë i 50 çifteve të rinjsh nga Shqipëria që kanë rezervuar muajin e mjaltit për në Amerikë në anijen Leviathan. Ata u shoqëruan në Paris dhe Cherbourg nga agjenti i përgjithshëm i linjës në Tiranë, z. Andrea F. Krasniqi.

Të martuarit janë shtetas amerikanë që kanë emigruar nga Shqipëria disa vite më parë dhe janë të punësuar si tregatarë frutash, ushqimesh dhe tregtarë të vegjël në Boston dhe përreth.

Edhe pse kuota shqiptare prej 100 në vit plotësohet për 50 vitet e ardhshme, një vajzë që martohet me një shqiptar të amerikanizuar fiton të drejtën për vizë pa kuota dhe shmang rregullat e kuotave.

Tri nga nuset që lundrojnë të shtunën janë nuse “fotografish”. ( vajza tw cilat e kanw zgjedhur bashkwshortin shqiptar i cili jeton në emigrim nëpërmjet fotografisë, pra pa e takuar asnjëherë .shen i redaksisë). Të tjerat janë vajza që pritën dashuritë e tyre të fëmijërisë për t’u vendosur në biznes në Tokën e Re përpara se të martoheshin.

postbck postbck

Recent Posts

Qyteti që u përpi nga llava dhe u kthye në një muze të gjallë

    Një shpërthim vullkanik në vitin 2023 detyroi 3.700 banorë të largoheshin nga qyteti…

5 hours ago

Disa nga sëmundjet që mund t’i trajtoni me qepë

  Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës. Qepa…

5 hours ago

Një dëshmi e rrallë historike: Shqipëria në faqet e shtypit austriak më 1912, në momentin e lindjes së saj si shtet

Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…

23 hours ago

Dimitrios Plapoutas: Mes Rrënjëve arbërore dhe kompleksitetit të identiteteve në Ballkanin para-nacionalist

Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…

23 hours ago

Krijesa me tre zemra dhe gjak blu: misteri i oktapodit

Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…

23 hours ago

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

2 days ago