Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale gjatë 5 ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -7 deri në -2, ndërsa ato maksimale, ndërmjet 2-6 gradë Celsius, raporton Gazeta Express.
Sipas këtij instituti, gjatë të martës në disa vende mund të ketë edhe reshje, intensiteti i të cilave pritet të rritet nga dita e enjte.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i motit për pesë ditë (17 – 21 janar 2022)
Java fillon me mot kryesisht të ngjashëm. Të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta. Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…