Ne e dimë se nuk duhet t’i shikojmë telefonat para se të shkojmë në shtrat. Por shumë prej nesh, preferojnë të navigojnë në internet sesa të lexojnë një libër. Një sondazh i kryer nga Sleep Junkie me më shumë se 2 mijë të rritur ekzaminoi sesi përdorimi i aplikacioneve pak para gjumit ndikonin në cilësinë e gjumit.
Aplikacioni më shqetësues ishte TikTok, me shumicën (89%) të pjesëmarrësve që zgjoheshin duke u ndjerë të lodhur, krahasuar me 24% të atyre që nuk kishin “angazhim elektronik” para gjumit. Numri i përdoruesve të rrjetit të famshëm social TikTok është rritur nga 700 milionë në fillim të vitit 2020 në mbi një miliard sot.
Gjithashtu, përdoruesve të TikTok iu deshën mbi një orë më shumë se mesatarja për të rënë në gjumë dhe kaluan 14 për qind të gjumit të tyre në fazën REM. “Sleep Junkie” rekomandon të mos përdorni asnjë pajisje elektronike për të paktën dy orë para gjumit për shkak të dritës blu që lëshojnë.
Drita blu stimulon trurin dhe redukton prodhimin e melatoninës, duke i bërë njerëzit të ndihen më vigjilentë para gjumit, gjë që mund të çojë në shëndet të dobët fizik dhe mendor. Dorothy Chambers, një eksperte e gjumit, tha: “Këtë vit, njerëzit kanë luftuar për të fjetur më shumë se kurrë, dhe me 78% të të rriturve që pranojnë vonesat e gjumit, nuk është çudi që rutina e gjumit është ndikuar”.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…