<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fshatrat më veriore ku flitet shqipja

Rrafshnalta e Peshterit, që sot administrativisht shtrihet në komunat e Tregut të Ri, Tutinit dhe Senicës, ka fshatra ku sot e gjithë ditën frymon shqipja, raporton Konica.al.

Boshnjakizimi masiv i rajonit të Sanxhakut mori hove të frikshme vetëm në vitet ’70, atëherë kur autoritetet jugosllave njohën zyrtarisht ekzistencën e kombit boshnjak (narod).

Përgjatë tërë historisë, popullata e qyteteve Tregu i Ri, Senicë dhe Tutin mbante lidhje të ngushta familjare, kulturore dhe ekonomike me Dukagjinin (Pejën), por edhe Mitrovicën.

Gjendja e dygjuhësisë (bilingualizmi) ruhet edhe sot e gjithë ditën brenda qytetit të Tregut të Ri, për të cilin portali Konica.al së shpejti do të sjell një kronikë interesante.

Fshatrat më të thella në Sanxhak, ku flitet shqipja, janë Boroshtica, Doliçja dhe Uglla.

Që të trija këto katunde që fqinjërojnë njëra me tjetrën, shtrihen në komunën e Senicës dhe Tutinit.

Në Ugëll, nëse regjistrimi zyrtar përmban ndonjë copëz vërtetësie, jetojnë 545 banorë.

Disa kilometra më në perëndim ndodhet fshati Boroshticë, por që i takon komunës së Tutinit. Sipas statistikave zyrtare, aty jetojnë 379 njerëz.

Katundi më verior shqiptar është Doliçja, që gjendet disa kilometra më në veri të fshatit Ugëll. Aty jetojnë 322 njerëz.

Sipas një hulumtimi të Universitetit të Firencës (Andrea Pieroni, Maria Elena Giusti dhe Cassandra L. Quave), popullata e këtyre katundeve është ‘boshnjakizuar’ vetëm pjesërisht.

Nga bisedat me banorë vendës, italianët erdhën në përfundim se deklarimi si ‘boshnjakë’ është bërë gjatë kohës së Jugosllavisë, me qëllim që të shmangej diskriminimi që ushtrohej nga autoritetet e kohës.

E folmja e tyre është nën-lloj i dialektit geg, dhe si e tillë përbën një thesar për studiuesit e shqipes.

Sali Mehmeti

postbck postbck

Recent Posts

Katër zgjidhje të shpejta për flokët e yndyrshme

  Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…

4 minutes ago

Çfarë mund të bëni për t’u qetësuar dhimbjet bebeve, këshilla për nënat…

  Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e çdo foshnje dhe janë…

22 minutes ago

Jeta në skajet e botës: Si mbijetojnë leopardët e borës

Në lartësitë ekstreme të maleve të Himalaya Mountains, ku temperaturat bien shumë nën zero dhe…

2 hours ago

​101 vjet nga vrasja e Bajram Currit

Sot mbushen 101 vjet vrasja e heroit të popullit, Bajram Curri, nga ushtria e Ahmet…

2 hours ago

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë…

  Shumë detergjent nuk i bën më të pastra përkundrazi, lë gjurmë dhe erëra të…

6 hours ago

Ilaçi për diabet që përdoret prej dekadash ka një efekt të papritur edhe në tru

  Studimi i ri zbulon një mekanizëm të ri që mund të ndryshojë trajtimin dhe…

7 hours ago