<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

KISHA E VJETER QE U RUAJT NGA MYSLIMANET

Në fshatin “Hysaj” në Gruemirë të Mlësisë së Madhe ndodhen rrënojat e një kishe 600-vjeçare.

Ndërtesat e mbetura dhe oborri përfshijnë një sipërfaqe prej rreth 3 mijë metra katrorë. Prej disa vitesh kjo kishë është kthyer në një vend të shenjtë.

Banorët e zonës tregojnë se njerëz nga zona të ndryshme të Shkodrës kryejnë peligrinazh në rrënojat e këtij objekti të hershëm.

Ndërkohë, specialistë të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës në qytetin verior pohojnë se ky objekt duhet të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore të zonës, pasi aty ruhen elemente të kulturës së hershme kristiane.

Në dokumentet e mesjetës njihet me emrin Kisha e Shnjonit , ndërsa në popull shqiptohet Kisha e Shnjinit.Ajo kufizohet nga fshatrat Rafsh, Kullaj e Hysaj .

E veçanta e saj qëndron dhe në faktin se gjatë gjithë këtyre viteve , përfshirë dhe kohën e diktaturës kur objektet e kultit u shkatërruan , ajo mbijetpoi, ndërsa e gjithë popullsia rreth e rrotull saj është e besimit mysliman.

Dhe pse kisha është një objekt kulti tipik i krishterë , myslimanët e kanë ruajtur atë me fanatizëm sikur të ishte objekt i besimit të tyre fetar. Sot këtij objekti madhështor të dikurshëm i ka mbetur në këmbë vetëm një pjesë, ajo e kombanjelit si dhe disa gjurmë varresh.

Sapo kalon përroin e Gruemirës të zë syri gërmadhat e një kishe të vjetër, e cila ndodhet jo shumë larg xhamisë së fshatit. Këmbanorja dhe një pjesë e murit tregojnë vjetërsinë e saj. Një familje muslimane është kujdesur për ruajtjen e këtij objekti të vjetër.

Për kishën e Gruemirës është kujdesur dhe Arqipeshkvia e Shkodrës, e cila ka bërë disa punime, si nxjerrjen e themeleve, sheshimin e vendit, rrethimin dhe vendosjen e një porte në vendin e lutjeve.

Krahas punimeve, specialistë shkodranë të Monumenteve të Kulturës kanë bërë studimin e saj. Sipas specialistëve, një pjesë e themeleve të kishës ka elemente të pikturave murale që mendohen se i përkasin kohës së bizantit.

Aty janë gjetur dhe disa kolona dhe elemente dekorative, të cilat hapin diskutime në fushën e arkeologjisë. Në kolona ka gurë të rëndë palokristianë, që mendohet të jenë sjellë nga vende të tjera. Gjithashtu, në kolona ka elemente dekorative romake. Specialitët mendojnë se kjo ndërtesë ka shërbyer si manastir.

Burimi: Gazeta Pjace

postbck postbck

Recent Posts

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

25 minutes ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

41 minutes ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

22 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

23 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

23 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

24 hours ago