Roli epik i shqiptarëve në Greqinë e shekullit XIX deri tek forcimi i shtetit grek

Roli që kanë luajtur shqiptarët në rigj.enerimin e Greqisë ka qenë njohur prej gjithë historianëve francezë, anglezë dhe gjermanë.
Në librin e tij “Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë”, Mit’hat Frashëri citon disa studiues të cilët kanë thënë të vërtetën për ndikimin që shqiptarët kanë patur në Greqi, ndryshe nga sa vetë grekët eufemizojnë faktet historike.

J.S. Bartholy, studiues anglez shpjegon në librin e tij “Udhëtim në Greqi në vitet 1803-1804” se i vetmi element i aftë për të ush.truar një ndikim mbi fatin e Greqisë ka qenë ai i shqiptarëve. Grekët vetë nuk kishin energji.
“Mund të mbështetem me plotë gojën në guximin e shqiptarëve për të cilët grekët nuk pushojnë së ngrituri në qiell veprimet heroike në Sul dhe ku ata janë përpjekur që të rradhitin tri.mërite e tyre përkrah sprtanëve dhe athinasve” – citohet të ketë thënë Barthology teksa evidenton se përpos se banojnë në Greqi asgjë nuk i lidh shqiptarët me helenët.

Mit’hat Frashëri merr shkas nga ky koment për të vlerësuar më tej aktivitetin energjik të shqiptarëve, përmes një tjetër autori, Depingut (Greqia ose këndvështrimi topografik i Livadhisë) i cili thotë:

“Shihet qartë se shqiptarët duke u përzier në ndonjë ishull ( i referohet ishullit grek të Hydras) të Arkieplagut kanë krijuar në Greqi një energji që plogështia lindore e kishte mbytur”

Cilësitë e shqiptarëve si popull janë përmendur edhe nga vetë Pukvil, ky francez që për shkaqe politike nuk e donte Shqipërinë është i detyruar ta nderojë:

“Nëse vrojtojmë kolonitë e tyre në Korinth, Argos dhe Atikë do të shikojmë sesi shqiptarët kanë përmirësuar jetesën duke ruajtur energjinë. Për këte bindemi kur shikojmë sesa më lart qëndrojnë ata nga grekët për nga mençuria dhe ekonomia shtëpiake.” – shkruan Pukvil në shënimet e tij voluminoze të botuara pas udhëtimit në Greqinë e shekullit të XIX.

Frazat e cituara më lart konfirmojnë përmes dëshmive historike se shqiptarët kanë pasur një rol të rëndësishëm jo vetëm në pavarësinë e Greqisë por edhe të përparimit të saj ekonomik, pa të cilin Greqia nuk do të mund të ngrihej as moralisht, as materialisht.

postbck postbck

Recent Posts

Letra e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën: Këtu nuk mund të jetoj

Një dokument i rrallë i vitit 1949, rikthen në vëmendje historinë tronditëse të Elma Prishtinës,…

9 hours ago

Prejardhja gjenetike e Fisit të Hotit

Hoti është një prej fiseve më të vjetra të veriut. Territori kryesor i Hotit shtrihet…

1 day ago

Google rikthehet me syze inteligjente në 2026-ën

Google planifikon të sjellë në vitin 2026 syze inteligjente me inteligjencë artificiale (AI), duke u…

1 day ago

Kur për Atdhe jepej gjithçka, dy burra malesh, burra Shqipnie!

Ndoc Mark Deda i Berishës Pukës • Dëshmor i Atdheut.Mehmet Shpendi i Shalës Dukagjinit •…

1 day ago

E vërteta e origjinës së Skënderbeut! Studiuesi tregon çfarë zbuloi në Vatikan!

Në një intervistë përballë gazetarit Dritan Hila në emisionin Shqip në DritareTV, studiuesi Mark Palnikaj…

2 days ago