<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kush është njeriu më i pasur në histori?

Pasuria neto e Jeff Bezos, pronarit të Amazon, sapo kaloi 100 miliardë dollarë, hera e parë në historinë moderne që një person ka qenë i njohur se ka mbajtur një sasi kaq të madhe pasurie.

Por ai është ende larg nga Mbreti afrikan Musa Keita I, i cili mendohet të jetë personi më i pasur i të gjitha kohërave – “më i pasur se mund të përshkruhet nga cilido”, raporton Time.

Pasuria e tij ishte e paimagjinueshme, shkruan Jacob Jacobson i TIME: “Nuk ka në të vërtetë asnjë mënyrë për t’i vënë një numër të saktë pasurisë së tij”.

Ai udhëhoqi Perandorinë Mali në shekullin e 14 dhe toka e tij ishte e ngarkuar me burime natyrore fitimprurëse, më së shumti flori.

“Pasuria e tij e madhe ishte vetëm një pjesë e trashëgimisë së tij të pasur”, raporton Jessica Smith në TED-Ed.

Musa Keita erdhi në pushtet më 1312. Kur u kurorëzua, iu dha emri Mansa, që do të thotë mbreti. Në atë kohë, shumica e Evropës ishte e uritur dhe me luftëra civile, por shumë mbretëri afrikane po lulëzonin.

Ndërsa ishte në pushtet, Mansa Musa zgjeroi kufijtë e perandorisë së tij të jashtëzakonshme. Ai aneksoi qytetin Timbuktu dhe rivendosi pushtetin mbi Gao. Në tërësi, perandoria e tij shtrihej rreth 2.000 kilometra.

Mansa Musai kishte toka pa fund. Për ta vënë në perspektivë, ai sundoi të gjitha (ose pjesë) të shteteve moderne si Mauritania, Senegali, Gambia, Guinea, Burkina Faso, Mali, Niger, Nigeria dhe Çadi.

Pjesa tjetër e botës mësoi për pasurinë e tij të madhe në vitin 1324, kur ai bëri pelegrinazhin gati 4.000 milje në Mekë. Dhe nuk e bëri lirë.

“Askush nuk mund të udhëtojë me një buxhet, ai solli një karvan aq sa mund të të shihte syri”, raporton Smith. “Kronikanët përshkruajnë një shoqërim me dhjetëra-mijëra ushtarë, civilë dhe skllevër, 500 tellallë me sende floriri dhe të veshur me rroba mëndafshi, dhe shumë deve e kuaj që mbanin një bollëk shufrash ari”.

Në ndalesën e tij në Kajro, ai shpenzoi aq shumë flori dhe dhuroi aq shumë para për të varfërit, saqë shkaktoi inflacion masiv! Do të duheshin vite që qyteti të shërohej plotësisht nga kriza e monedhës.

Udhëtimi ekstravagant e vuri Mansa Musain në hartë.

“Pasuritë materiale nuk ishin shqetësimi i vetëm i mbretit”, thotë Smith. “Si një mysliman i devotshëm, ai kishte një interes të madh për Timbuktun”. Ai e urbanizoi qytetin duke ndërtuar shkolla, xhami, dhe një universitet të madh.

Ai ndërtoi edhe xhaminë legjendare Djinguereber në Timbuktu, e cila është në këmbë edhe sot.

Pasi mbretëroi për 25 vjet, Mansa Musai vdiq në 1337. U pasua nga i biri, Maghani I. “Trashëgimia e pasur e mbretit vazhdoi për breza të tërë deri sot, ka mauzoleume, librari dhe xhami, që janë dëshmi e asaj epoke të artë në historinë e Malit”, thotë Smith.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

3 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

8 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

9 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

9 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

1 day ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

1 day ago