<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Uji i gazuar: I dëmshëm apo i shëndetshëm?

Çfarë është uji i gazuar?

Uji i gazuar është një kombinim i ujit dhe dioksidit të karbonit nën presion. Natriumi dhe mineralet e tjera shtohen më pas.

Uji i gazuar është acidDioksidi i karbonit dhe uji reagojnë kimikisht për të prodhuar acid karbonik, një acid të dobët. Kjo shkakton një ndjesi djegieje në gojë, e cila mund të jetë irrituese ose e këndshme. pH i ujit të gazuar është 3-4, pra është paksa acid. Sidoqoftë, pirja e ujit të gazuar nuk e bën trupin më acid. Veshkat dhe mushkëritë heqin dioksidin e karbonit të tepërt.

A ndikon te shëndeti i dhëmbëve?

Një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me ujin e gazuar është efekti i tij në dhëmbë, pasi smalti është i ekspozuar drejtpërdrejt në acid. Ka shumë pak hulumtime për këtë temë, por një studim zbuloi se uji mineral me gaz dëmton smaltin vetëm pak më shumë sesa uji pa gaz. Në një tjetër studim, pijet e gazuara treguan potencial të fortë për të shkatërruar smaltin – por vetëm nëse ato përmbajnë sheqer.

Në fakt, një pije e ëmbël jo e gazuar është më e dëmshme se një pije e gazuar pa sheqer. Një përmbledhje e disa studimeve zbuloi se kombinimi i sheqerit dhe karbonizimit mund të çojë në prishje të dhëmbëve.

Sidoqoftë, uji i gazuar i thjeshtë duket se paraqet pak rrezik për shëndetin e dhëmbëve. Vetëm llojet e sheqerit janë të dëmshëm.

A ndikon uji i gazuar në shëndetin e kockave?

Shumë njerëz besojnë se pijet e gazuara janë të dëmshme për kockat për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të acidit. Sidoqoftë, hulumtimet sugjerojnë që nuk ka rrezik, të paktën për ujin e gazuar, pasi për pijet e tjera të gazuara studimet thonë se ndikojnë negativisht te kockat.

A ndikon në shëndetin e zemrës?

Kërkimet sugjerojnë se uji i gazuar mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, megjithëse provat janë shumë të kufizuara.

Përmbledhje

Studimet tregojnë se uji i gazuar nuk është i dëmshëm. Nëse ju shijon, pijeni. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm për të lexuar përbërësit në lidhje me sheqerin e shtuar apo kripën.

postbck postbck

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

4 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

7 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

7 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

8 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

8 hours ago