<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ushtarët paguanin për të qenë pjesë e ushtrisë romake

E stërmadhe, multikulturore, shumë e kushtueshme. Kjo ishte ushtria romake në vitet e fundit të perandorisë. Ajo nuk kishte asgjë të përbashkët me ushtrinë e parë, të themeluar sipas legjendës nga mbreti i parë i Romës, Romuli, përmes rekrutimit të vullnetarëve nga 3 fiset që hodhën bazat e mbretërisë.Vetëm për lexuesit e Gazeta Diplomacia

Që nga vitet e monarkisë, njësia themelore e ushtrisë romake ishte legjioni. I pari përbëhej nga 3.000 ushtarë këmbësorë dhe 300 kalorës, të zgjedhur nga popullata romake e moshës midis 17-46 vjeç. Ushtarët nuk paguheshin për këtë angazhim.

Madje ata duhet të paguanin vetë për armatimin e tyre. Më të varfërit ishin ata të këmbësorisë, ndërsa më të pasurit ishin kalorësit. “Pagat” e para për ushtarët u shfaqën rreth shekullit V Para Krishtit, por në fillim ato ishin shumë të ulëta. Shpesh ushtarët pasuroheshin me “plaçkën e luftës”, dhe me “dhuratat” që gjeneralët u ofronin herë pas here trupave.Mund tju interesojë

Në kohën e Hanibalit

Me lindjen e Republikës Romake, ushtria u nda në dy legjione, ku secili komandohej nga një konsull, dhe përbëhej nga maksimumi 10.000 legjionarë dhe rreth 600 kalorës. Kur Hanibali, udhëheqësi i Kartagjenës kaloi Alpet në vitin 218 Para Krishtit) për të zbritur drejt Romës, ushtria romake ishte rritur ndjeshëm tashmë, dhe numëronte deri në 23 legjione që ishin shpërndarë në mbarë Italinë, Iliri (në gadishullin Ballkanik), Sardenjë, Siçili dhe Gali (Franca e sotme).

Perandoria

Mbi 150 vjet më vonë, kur Jul Çezari u vra në vitin 44 Para Krishtit, legjionet nga 23 ishin rritur në 37. Dhe pas luftës civile midis Çezarit dhe August Oktavianit, ato u shtuan më

tej si numër. Disa prej tyre u vendosën në Maqedoni, në Lindje, dhe të tjerat në Afrikë. Sidoqoftë, menaxhimi i tyre nuk ishte pa probleme. Pikërisht për këtë arsye Augusti u përpoq t’i reformonte legjionet, duke krijuar një ushtri profesioniste të përbërë nga 28 legjione (më vonë ku numër u zvogëlua në 25), e përbërë nga një total prej 145.000 burrash që shërbenin për jo më pak se 16 vjet.

Ushtarëve “profesionistë”, iu shtuan edhe legjionarët e thjeshtë në përgjithësi ushtria perandorake në vitet e Augustit, përfshinte rreth 250.000 ushtarë që kontrollonin një territor tepër të madh, duke filluar nga Atlantiku në Perëndim, në lumin Eufrat në Lindje, dhe nga Holanda në Egjipt. E.K

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

19 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

19 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

19 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

20 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

20 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

20 hours ago