<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A lindi vërtet Jezusi më 25 Dhjetor

Çështja e datës së saktë të lindjes së Jezu Krishtit, është debatuar për shekuj me radhë.

Ka nga ata që shqetësohen se 25 dhjetori mund të mos jetë koha e duhur për të festuar lindjen e njeriut që e ndryshoi historinë e botës.

Ndërkohë prift i shquar ortodoks grek, Panajotis Papageorgiu, që shërben në Kishën Ortodokse Greke të Përfytyrimit të Shenjtë në Gjeorgji, pranon se ka një kontradiktë në caktimin e Krishtlindjes më datën 25 dhjetor.Mund tju interesojë

Ai citon Ungjilli i Lukës që thotë se “në atë rajon kishte barinj në fushë, që ruanin kopenë e tyre natën”. Argumenti është se dhjetori, ishte një muaj shumë i ftohtë, ndaj barinjtë nuk mund të ishin në fushë duke ruajtur kopetë e tyre! Prandaj, ithtarët e kësaj teorie pohojnë se Jezusi duhet të ketë lindur në pranverë.

“Barinjtë qëndronin kryesisht në kullota verore, dhe i zhvendosnin bagëtitë në shpellat e zonës gjatë stinës së dimrit. Delet nuk kullosnin në fushë natën. Barinjtë vetëm sa i ruanin kopetë e tyre; ndoshta me turne gjatë natës, pasi delet qëndronin në vatrat e zjarrit të ndezura në shpellat aty pranë”- shpjegon Papageorgiu.

Ai shton se ndonëse moti në atë pjesë të botës mund të jetë i ftohtë në dhjetor, temperaturat mund të jenë gjithsesi mjaftueshëm të larta që barinjtë të vazhdojnë t’i nxjerrin kopetë e tyre gjatë ditës, dhe t’i kthejnë brenda shpellave gjatë natës, ku është shumë më ngrohtë se sa në stanet e tyre verore, një praktikë kjo që është e përhapur ende sot në disa vende në Lindjen e Mesme.

Një tjetër element, që përmendet shpesh nga ata që tallen me kremtimin e Krishtlindjeve, ishte se paganët e lashtë kremtonin në këtë datën një festë për ndër të Saturnus, perëndisë së bujqësisë, që sipas kalendarit romak përkonte me Solsticin Dimëror.

“Është e vërtetë që shumë festa pagane u kristianizuan gjatë shekullit IV e tutje, dhe kjo e bën këtë një pretendim të arsyeshëm. Megjithatë, kjo nuk është provë përfundimtare se lindja e Krishtit nuk ka ndodhur në një nga ditët e dhjetorit, edhe nëse nuk ka qenë saktësisht më 25 dhjetor. Madje dhe edhe nëse të krishterët e kanë vendosur qëllimisht lindjen e Krishtit në ditën e festës pagane”-thekson thotë Papageorgiu.

Festa e Krishtlindjeve, u kremtua për herë të parë në fillim të shekullit IV, fillimisht në Romë (në vitin 336 Pas Krishtit) dhe më pas në pjesët lindore të Perandorisë nga fundi i atij shekulli, ku gjejmë një predikim nga Shën Gjon Gojarti, i cili shpjegon pse festimi i Krishtlindjeve ndodh në dhjetor dhe saktësisht në datën 25 dhjetor, duke ofruar prova historike nga ngjarjet e Dhiatës së Re.

Shën Krizostomi, duke predikuar në fundin e shekullit IV në Antioki, vetëm 10 vjet pas kremtimit të parë së festës së Krishtlindjes në Lindje, ofron një shpjegim mbi zgjedhjen e kësaj date. Ai thekson se vendimtare është koha e regjistrimit të popullsisë, siç përmendet tek Luka 2:1-7.

“Ai ishte regjistrimi i parë i popullsisë, që ndodhi që kur Kuirinius ishte caktuar guvernator i provincës romake të Sirisë. Cilido që dëshiron të dijë kohën e saktë të censusit mund të kërkojë lirisht kodikët e lashtë, të cilët ruhen në bibliotekat publike të Romës”- thekson ai.

Ungjilli i Lukës 1:8-15 tregon se Zakaria hyri në tempull për t’u falur, ku pa vegimin e një engjëlli të Zotit, i cili e njoftoi për lindjen e djalit të tij, të cilin ai do ta quante Gjon. “Menjëherë pas atij momenti, gruaja e tij Elizabeta mbeti shtatzënë”- shpjegon Papageorgiu. Dhe Krizostomi vë në dukje se 6 muaj më vonë, engjëlli Gabriel iu shfaq Virgjëreshës Mari dhe i thotë asaj do të lindë Birin e Perëndisë, teksa i zbulon se kushërira e saj Elizabeta ishte tashmë në muajin e gjashtë të shtatzënisë (Luka 1:30-37).

“Kjo do të thotë se se Elizabeta mbeti shtatzënë (me djalin e saj Gjon Pagëzorin) në fundin e muajit shtatorit, pas festës së Tabernakujve, ndërsa Maria 6 muaj më vonë në fundin e muajit të mars. Nëse numërojmë 9 muaj nga ajo kohë, atëherë mbërrijmë në fundin e dhjetorit, që është koha kur lindi Jezusi. Prandaj është i justifikuar festimi i Krishtlindjeve më 25 dhjetor”- thekson Papageorgiu për “Greek Reporter’. Natyrisht, është e pamundur të dihet dita e saktë kur lindi Krishti, megjithatë besimi i krishterë nuk varet nga saktësia e kësaj date. / GreekReporter

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

20 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

20 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

20 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

21 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

21 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

1 day ago