Të shohësh rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në natyrë konsiderohet shumë e rrallë. Kushdo që arrin t’a shikojë dhe aq më tepër t’a fotografojë apo filmojë, është me fat, pasi surpriza të tilla nuk ndodhin çdo ditë.
Naim Palushi, mësues nga fshati Zapot, mundi të filmojë këtë gjitar kaq të rrallë dhe të fshehtë si rrëqebulli i Ballkanit, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, park i cili shënon 10 vite që nga shpallja e tij. Indikacione mbi praninë e këtij nënlloji të rrezikuar në mënyrë kritike në nivel global, janë provuar që nga viti 2006 gjatë studimit të kryer nëpërmjet pyetësorëve të realizuar nga PPNEA në fillimet e Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri. Gjithashtu, gjatë dy viteve të fundit është vërtetuar prania e një individi të rrëqebullit të pajisur me një qafore GPS në këtë park, i cili është kapur në Parkun e Mavrovës nga kolegët tanë të MES, në Maqedoninë e Veriut.
Falenderojmë Naim Palushi për mundësinë e realizimit të kësaj videoje te mrekullueshme dhe bashkëpunëtorin tonë lokal, Arben Palushi për sinjalizimin e këtij rasti tek stafi i PPNEA-s si një dhuratë shumë e veçantë për festat e fundvitit! /Protection and Preservation of Natural Environment in Albania
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…