<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbulohet Hektori dhe Akili në një mozaik romak në Britaninë e Madhe

Është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, mozaiku, i cili përshkruan një skenë nga Iliada. Mendohet të ketë qenë dyshemeja e një shtëpie të pasur romake nga shekulli III-IV pas Krishtit dhe sipas arkeologëve asgjë e ngjashme me të nuk është zbuluar më parë. Mozaiku romak u zbulua në një fushë në East Midlands, në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërthur rëndësinë arkeologjike dhe cilësinë e lartë artistike.

Fragmentet e para u zbuluan në fillim të vitit 2020, gjatë periudhës së bllokimit të parë për shkak të pandemisë, kur një fermer i ri gjeti aksidentalisht gjurmët e mozaikut mijëravjeçar. Më pas ai kontaktoi ekipin arkeologjik të Këshillit të Qarkut Leicestershire, autoriteti lokal që kontrollon trashëgiminë historike. Nga ky moment filluan gërmimet, të kryera në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe Universitetin Leicester.

Mozaiku ka përmasa njëmbëdhjetë me shtatë metra. Ai përshkruan një episod të famshëm të Iliadës, duelin midis Hektorit dhe Akilit, në fund të Luftës së Trojës. Pak paraqitje të këtij episodi janë të njohura në Evropë dhe deri më tani, ky është i vetmi në tokën britanike. Sipas rindërtimit të arkeologëve, mozaiku formonte dyshemenë e asaj që ishte ndoshta një sallë e madhe e destinuar për bankete, ose një zonë e banesës e rezervuar për rekreacion dhe kohë të lirë.

Është pjesë e një vile të madhe perandorake të vonë (shek. III-IV pas Krishtit) e ndërtuar në një sërë kanalesh kufitare së bashku me ndërtesa të tjera të zbuluara nga një studim gjeofizik dhe një studim arkeologjik, duke përfshirë një kompleks me ujëra termale dhe disa magazina për grurin. Kjo tregon  se struktura i përkiste një individi të pasur dhenjë njohës i letërsisë klasike. Mbi mozaikët, midis shtresave të rrënojave që i mbulonin, janë zbuluar mbetje të eshtrave të njeriut, që ndoshta do të datojnë në kohën e vonë romake ose në mesjetën e hershme.

Vendi ndodhet në tokë private dhe nuk është i aksesueshëm për publikun për momentin, por zbulimi i mozaikut dhe kompleksit të vilës do të tregohet në një dokumentar në BBC Two në vitin 2022.

Britania krenohet me shumë pasuri të së kaluarës. Në histori, mbeten të famshme gërmimet e Sutton Hoo, që u zhvilluan në vitin 1939, kur u zbulua një anije funerale anglo-saksone e shekullit të 7-të, një nga zbulimet më të mëdha në historinë britanike.

Kishte tre pushtime të mëdha që formësuan jo vetëm historinë e vendit, por edhe gjeografinë e disa vendeve në Britani. Dy të parat në duart e vikingëve dhe normanëve, kurse i treti, më i madhi, filloi në vitin 42 pas Krishtit, kur legjionet romake mbërritën në ishull. Pushtimi romak i Britanisë së Madhe zgjati deri në vitin 410 pas Krishtit, duke lënë pas rrugë, monumente dhe legjenda./KultPlus.com

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

10 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

10 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

11 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

11 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

11 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

11 hours ago