<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pjesë nga libri i Vaso Pashës për Bosnjë e Hercegovinën

Daut Dauti

Në Bosna – Serai [Sarajevë], për shembull, ka vetëm një mektebi-rushdie, ku shkojnë rreth 100 nxënës myslimanë. Përveq kësaj ka edhe afërsisht 20 shkolla të vogla në lagje të ndryshme të qytetit; por në këto shkolla nxënësit mësojnë vetëm pak lexim dhe fenë; zakonisht ato janë vatra të fanatizmit.
Ortodoksët kanë shkolla mjaft të mira, ku nxënësit mësojnë të lexojnë e të shkruajnë gjuhën sllave, bëjnë pak aritmetikë, gjeografi dhe histori. Përveç kësaj, kanë edhe një shkollë të mirë për vajzat; ajo i detyrohet zemërgjerësisë dhe përkushtimit të një zonjushe boshnjake e cila, mbasi e themeloi, mbeti drejtoreshë e saj.
Latinët kishin vetëm një shkollë për djem të mbajtur nga françeskanët; për shkak të varfërisë së popullatës, ajo ishte në gjendje të vajtueshme.
Edhe izraelitët e kanë një shkollë, por aty mësojnë vetëm fenë.
Në kryeqendrat e sanxhakëve të krishterët kanë ca shkolla të mjerueshme ndërsa në fshatra ato mungojnë krejtësisht. Është ndoshta për t’u çuditur që në një provincë kaq të madhe dhe kaq të pasur si Bosnja, nuk ka një numër shkollash në përpjestim me nevojat shoqërore të vendit dhe me përparimet e shekullit. Nëse do të më pyesni se cili është shkaku i braktisjes së arsimimit të masave deri më sot, do të përgjigjesha vetëm me dy fjalë. Fillimisht është e kaluara e trishtuar që e ka penguar deri sot zhvillimin intelektual; më pas, janë edhe padituria dhe egoizmi i të krishterëve vetë që e pengojnë përsëri. Askush prej të pasurve nuk dëshiron të shpenzojë qoftë edhe një lek për të arsimuar popullin.
[…]
Pamë se me ngadhënjimin otoman shumica e pronarëve të medhenj të krishterë u shndërruan në myslimanë dhe se tokat e të krishterëve, që e lëshuan vendin, iu dhane ngadhnjimtarëve. Të krishterët, që mbas ardhjes së turqve ndenjën në Bosnje, dhe që nuk kishin qenë asnjëherë gjë tjetër përveq bujq në shërbim të pronarëve të krishterë, mbetën të tillë edhe mbas pushtimit. Për statistikat pak ka rëndësi nëse pronari quhet Mehmet apo Gjergj.
Qyshë prej asaj kohe, në kët provincë, kishte vetëm pronarë myslimanë dhe bujq të krishterë; këta të fundit punonin për zotërinjtë e tyre të rinj në të njejtën mënyrë siç kishin punuar nën mbretërit e Bosnjës.
Bëhet pyetja: për ç’arsye të krishterët në këtë krahinë nuk mundën më vonë të blejnë toka për t’u bërë pronarë të tyre, siç ndodhi në të gjitha provincat tjera të perandorisë? Në dijeninë time nuk ka pasur kurrë në Turqi ndonjë ligj që t’i ndalonte të krishterët të përfitonin toka, se në të gjitha provincat tjera ka të krishterë që janë pronarë të mëdhenj. Nëqoftëse kjo e drejtë nuk ka qenë e njohur dhe e vlerësuar sa duhet gjatë qindvjeçarëve, kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së ligjit që e përcakton, por më shumë për shkak të mujshisë së myslimanëve të Bosnjës dhe për shkak të topitjes së vetë të krishterëve. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

4 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

5 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

5 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

6 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago