<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A janë farat e mollës të shëndetshme apo të helmëta?

Shpesh hamë mollë, mirëpo çështja është se sa shpesh i hamë edhe farat e tyre. Ekzistojnë të tillë që i konsiderojnë të helmëta, ndërsa ka të tillë që i konsiderojnë të shëndetshme

Farat e mollëve përmbajnë bashkime bimore të quajtura amigdalinë. Pos mollëve, amigdalinë përmbajnë edhe bademet, bërthamat e pjeshkave, të qershive dhe bojlive.

Bashkimi shërben në mbrojtjen kimike të farave, por nëse nuk e prekim nuk është e rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Nëse fara është ndrydhur, e dëmtuar, është përtypur apo është në traktin e tretjes, amigdalina zbërthehet në hidrogjen cianid. Ky bashkim është i helmët, madje edhe vdekjeprurës në doza të mëdha.

Cianidi është helm i njohur i cili çrregullon qarkullimin e oksigjenit në qeliza dhe mund të shkaktojë vdekjen në afat të shkurtër, me rastin e konsumimit në doza të mëdha.

Sasi të vogla të cianidit mund të shkaktojnë dhembje koke, të vjella, mundime, dobësim dhe hutime.

Për shkak të peshës së vogël fëmijët janë në rrezik të madh që të helmohen me cianid.

Nëse përpini farën e plotë të mollës nuk do t’ju ndodhë asgjë. Në të vërtetë, farat janë të mbrojtura me shtresën e jashtme nga lëngjet tretëse, prandaj mund të kalojnë nëpër lukth pa shkaktuar dëmtime.

Një mollë përmban nga zero deri në 20 fara. Pa marrë parasysh se sa fara i ka, do të jetë mirë t’i largoni farat me rastin e ngrënies së mollës.

Këshillë për mollë të shijshme:

Lëvorja dhe pjesa tjetër e mollës janë pjesë të shëndetshme, pos në rast të përdorimit të pesticideve – atëherë rekomandohet që mollët t’i futni në ujë të vakët gjatë natës, dhe të nesërmen t’i lani

postbck postbck

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

4 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

4 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

5 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

5 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

5 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

1 day ago