Miliarderi Jeff Bezos thotë se në të ardhmen, hapësira do të jetë shtëpia e njerëzimit dhe njerëzit do të vizitojnë Tokën për pushime.Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, themeluesi i Blue Origin, tha të mërkurën se në shekujt që do të vijnë, njerëzit do të lindin në hapësirë dhe do të jetojnë në cilindra gjigantë lundrues që mund të strehojnë deri në një milion njerëz dhe të rikrijojnë gravitetin dhe mjedisin e Tokës, me “lumenj, pyje dhe kafshë të egra”.
Bezos e bëri parashikimin e tij gjatë një paraqitjeje të papritur në një diskutim rreth politikës hapësinore të SHBA-së me administratorin e NASA-s, Bill Nelson dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines.
“Gjatë shekujve, shumë njerëz do të lindin në hapësirë, do të jetë shtëpia e tyre e parë”, tha Bezos. “Ata do të lindin në këto koloni, do të jetojnë në këto koloni, pastaj ata do të vizitojnë Tokën ashtu siç do ta vizitonit ju, e dini, Parkun Kombëtar Yellowstone”, ka shtuar ai.
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…