<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arnaut Pasha dhe një dëshmi si ruhet trashëgimia historike

NGA AURON TARE

Në Leskovik qëndrova një natë për të parë se çfarë trashëgimie kulturore ruan ende kjo qytezë. Tani është pothuaj i braktisur, por dikur Leskoviku njihej si qyteti me 7 pashallarë. Secili kishte ngritur sarajet e veta të rrethuara me vreshta dhe trëndafila. Njerëz që kishin bërë histori në hapësirat e pamata të Perandorisë ishin kthyer në vendlindjen e tyre në buzëmbrëmjen e jetës si për të gjetur qetësinë midis atyre maleve me bukuri të rrallë.

Pyeta se ku mund t’i gjeja varret e këtyre pashallarëve. Disa banorë më thanë se pllakat e varreve ua kishin marrë diku pas ‘90 dhe i kishin shitur në Greqi. E trishtë, por e vërtetë. Një kapitull që nuk duhet harruar post ‘90. Një popull që vjedh pllakat e varreve të të parëve të tyre dhe i shet për pak bukë, nuk mund të ruajë historinë e vet. Ndërkohë, pashallarët e Leskovikut janë tretur dhe nuk dimë shumë për ta, në këtë shkrim po sjell një figurë tjetër të harruar apo të themi shumë pak të njohur në rrethet e historianeve.

Abdurraman Abdi Arnaut Pasha. Me gradë Vezir. Në një moshë të thyer u dërgua të mbrojë kryeqendrën e territoreve të pushtuara otomane në zemër të Evropës. Qytetin e Budës, që prej 150 vjetësh ishte në zotërimet otomane. Në verën e 1686, Arnaut Pasha u përball me furinë e ushtrisë së Lidhjes së Shenjtë, një formacion i krishterë në modelin e Kryqëzatave të dikurshme. I frymëzuar dhe i bekuar nga Papa Inocenti I XI, kjo Lidhje e Shenjtë udhëhiqej nga Mbreti i Polonisë, Republika e Venedikut dhe Perandori Austriak, Leopold I.

Abdi Arnauti u bëri ballë këtyre forcave ushtarake europiane dhe e mbrojti qytetin me shumë sukses. Kjo përballje solli një përballje të re vetëm një vit më vonë dhe siç thamë më lart, në verën e vitit 1686, filloi beteja më e famshme e Lidhjes me Otomanët për marrjen e Budës. Ushtria e Lidhjes së Shenjtë kishte në përbërje të saj gati të gjitha nacionalitetet europiane, përfshirë edhe ushtarë suedezë dhe skocezë. Pas disa muajsh betejash të gjata në muret e Budës, ushtarët e Kryqëzatës mundën të thyejnë mbrojtjen.

Arnaut Pasha, ashtu si një kapiten anijeje që nuk e braktis anijen e tij në mbytje, udhëhoqi sulmin final jashtë mureve, një sulm ky që i solli atij jo vetëm lavdinë si kryekomandant, por edhe respektin e komandanteve europianë, të cilët dhanë urdhër që vendi ku ra Pashai Plak të rrethohej me ushtarë dhe të mos lejohej cenimi i trupit të tij dhe atyre që e ndoqën. Kaq heroik duhet të ketë qenë ky sulm i pashait Arnaut, saqë piktorët hungarezë e përjetësuan atë në disa tablo me temë rënien e Budës.

Por respekti i vlerave europiane për historinë e tyre ka bërë që vendi ku ra dhe u varros Abdurahman Abdi Pasha Arnauti nga fshati Peqin jo vetëm të mos plaçkitej, të ruhej, por edhe t’i ndërtohej një varr për t’iu nderuar vlerat e rralla të trimërisë dhe mosbraktisjes së detyrës, edhe pse me një grusht burrash që e ndoqën nga pas. Sot e kësaj dite, në Budën e Krishterë europiane kemi varrin e peqinasit plak të mbrojtur dhe të paprekur si dëshmi e gjallë se si ruhet trashëgimia historike, edhe pse armike.

postbck postbck

Recent Posts

Jo vetëm ju hidraton, ja përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i shalqirit

    Pavarësisht besimit popullor se shalqiri është vetëm ujë dhe sheqer, ai në fakt…

17 hours ago

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

  Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i dëgjuesëve gjatë gjumit, ndonëse i zakonshëm për muzikë apo…

18 hours ago

Mburoja natyrale kundër sëmundjeve/ Ja vlerat e jashtëzakonshme të hudhrës që nuk i dini

Nga Egjipti i lashtë e Greqia antike e deri te laboratorët modernë, hudhra mbetet një…

20 hours ago

Kujdes me lavatriçen/ Këto janë veshjet që mund të dëmtohen përgjithmonë nëse lahen gabim

    Mirëmbajtja e duhur e veshjeve është thelbësore për të ruajtur pamjen dhe cilësinë…

21 hours ago

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

Nuk lidhet vetëm me temperaturën e dhomës apo çarçafët e lehtë, por edhe me mënyrën…

21 hours ago

A mund të shkaktojë alergji marrja e vitaminës C?

    Trupi ka nevojë të madhe për vitaminën C sepse ajo forcon sistemin imunitar,…

22 hours ago