<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë po ndodh, miliarda yje në hapësirë po kthehen në kristale gjigante

Astronomët zbulojnë së fundmi sipas të dhënave satelitore se miliarda yje në hapësirë po kthehen në sfera gjigante kristali teksa qendrat e tyre të lëngshme po ngurtësohen.

Zbulimet sugjerojnë gjithashtu se mënyrat e zakonshme të matjes së moshës së tyre duhet të ripërshtaten, pasi disa prej tyre janë miliarda vjet më të vjetër nga sa mendohej më parë.

Ndryshimet u dalluan në mijëra yje të bardhë, që janë mbetjet e yjeve të ezauruar tashmë pas përfundimit të lëndës së tyre bërthamore me të cilën më parë ndriçonin.

Dielli i sistemit tonë rrjedhimisht dhe ai do t’i nënshtrohet këtij procesi, teksa shuarja e tij parashikohet jo më larg se 10 miliardë vjet. Studimi i ri bazohet në të dhënat nga 15,000 yje rreth 300 vite drite larg planetit tonë, të vëzhguar nga sateliti i Agjencisë Europiane Hapësinore, Gaia.

Ata zbuluan pikën ku ftohja graduale e këtyre yjeve gradual ngadalësohej, një fenomen i lidhur me çlirimin masiv të energjisë dhe që sinjalizon tranzicionin nga gjendja e lëngët në solide të thelbit të tyre, pra e vdekjes së yllit.

Në këtë proces, oksigjeni i lëngshëm dhe karboni në qendër të yllit transformohen në një kristal, pak a shumë si tranzicioni i ujit të lëngshëm në akull.

“Ishte parashikuar 50 vjet më parë që do të shikonim yje të bardhë me ngjyra kristali, dhe tani kjo është observuar”, tha Dr Pier-Emmanuel Tremblay, astronom i universitetit në Warwick Britani.

Ndryshe nga kthimi i ujit në akull, ftohja e yjeve ndodh në temperatura shumë të larta dhe presione të mëdha që ngjeshin atomet me njëri-tjetrin. Tremblay thotë se energjia e çliruar në proces tregon se fillimisht kristalizohet oksigjeni, i cili bie në fund të qendër dhe ngre lart karbonin.

Ciklet jetësore të yjeve të shuara përdoren nga shkencëtarët për të përcaktuar moshën e yjeve pranë tyre.

postbck postbck

Recent Posts

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

16 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

16 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

18 hours ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

19 hours ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

19 hours ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

20 hours ago