Një zhytës ka pësuar një incident të rëndë ndërkohë që po bënte foto me një peshkaqen, në Bahamas.
Në një moment, peshkaqeni i kap dorën zhytësit dhe e lëshon vetëm pas disa sekondash.
Fatmirësisht, zhytësi ishte veshur me kostum të posaçëm, duke mos pësuar dëmtime nga kafshimi i peshkaqenit.
Ndërkohë, fotografi që po shkrepte në këtë moment të frikshëm, ishte pa një kostum të tillë. Pavarësisht kësaj, ai thotë se nuk pati frikë: “Po bëja foto, aty rrotull kishte rreth 20 peshkaqen, dhe po prisja të ndodhte diçka interesante. Ndodhi që shokut tim iu kafshua krahu. Janë këto momente që mua më bëjnë të ndihem gjallë. Adrenalina më bën të ndihem mirë”.
“Gjëja që dua më shumë në jetë është që të qëndroj pranë peshkaqenit. Çdo problem e harroj kur jam me një peshkaqen”, shtoi ai
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…