<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Problem në botën e sotme është se budallenjt janë të sigurt, ndërsa inteligjentët janë të mbushur me dyshime”

Bertrand Arthur William Russell ishte një filozof britanik, logjist, matematikan, historian, shkrimtar, kritik socialist, aktivist politik dhe fitues i çmimit Nobel. Në momente të ndryshme të jetës së tij ai e konsideroi veten liberal, socialist dhe pacifist, por gjithashtu pranoi se “asnjëherë nuk ka qenë asnjë nga këto gjëra, në asnjë kuptim të thellë”.

Më poshtë po rendisim disa prej thënieve të tij më të mençura, që gjithmonë nxisin reflektim.

Ligji në origjinë ishte thjesht një kodifikim i fuqisë së grupeve mbizotëruese dhe nuk synonte ndonjë gjë, që një njeriu modern do i dukej si drejtësi.

Është një humbje e energjisë që të zemërohesh me një njeri që sillet keq, ashtu siç është të zemërohesh me një makinë që nuk do të ndizet.

Një nga problemet në lidhje me vanitetin, është se ai rritet me atë që ushqen. Sa më shumë të flitet për ju, aq më shumë do të dëshironi të flitet për ju.

Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është të gjesh dikë që të të kapë.

Frika është burimi kryesor i bestytnive dhe një nga burimet kryesore të mizorive. Pushtimi i frikës është fillimi i mençurisë.

Liria në përgjithësi mund të përcaktohet si mungesë e pengesave për realizimin e dëshirave.

Një nga simptomat e një shkatërrimi nervor që po të afrohet, është besimi se puna jote është tmerrësisht e rëndësishme.

Duhet të kujdesemi për një botë që kurrë nuk do ta shohim.

Shkaku më i madh i problemeve në botën e sotme është se njerëzit budallenj janë aq të sigurt për gjërat dhe njerëzit inteligjentë janë kaq të mbushur me dyshime.

Shumica e njerëzve do të vdisnin para sesa të fillonin të mendonin. Në fakt – ashtu ndodh.

Asnjë arritje e madhe nuk është e mundur pa një punë të vazhdueshme.

Shumë njerëz do të kenë guximin të vdesin me trimëri, por nuk do të kenë guximin të thonë ose madje të mendojnë, se shkaku për të cilin u kërkohet të vdesin është i padenjë.

Jeta e mirë, siç e konceptoj, është një jetë e lumtur. Nuk dua të them që nëse je i mirë, do të jesh i lumtur; Dua të them se nëse je i lumtur, do të jesh i mirë.

Të jemi pa disa nga gjërat që duam: kjo është një pjesë e domosdoshme e lumturisë.

postbck postbck

Recent Posts

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 hours ago

Si ta kuptoni se a ju dhemb veshka apo pjesa e poshtme e shpinës?

    Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…

2 hours ago

6 mënyra për të ngrohur një dhomë pa ngrohje

    Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…

2 hours ago

Qymyr i ëmbël: Çfarë është dhe si bëhet?

Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…

2 hours ago

Nëse vuani nga veshkat, bëni kujdes me konsumin e këtyre ushqimeve

    Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…

7 hours ago

Pse e quajmë ‘efekti flutur’ dhe çfarë mund të keni kuptuar gabim

    Nëse një flutur përplas krahët në Brazil, a mund të shkaktojë një tornado…

7 hours ago