Ilirët ishin grupe të lashta të fiseve indo-evropiane, që jetuan në pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe brigjet e gadishullit italian rreth viteve 260 para erës së re.
Deri tani dihet shumë pak për udhëheqësit e tyre, por kërkuesit thonë se tashmë kanë fakte për pallatin e parë të mbretërve të Ilirëve.
Arkeologët kanë zbuluar dy pallate në Malin e Zi, që përshkruhen si zbulim “i madh dhe i rëndësishëm”.
Lajmi është botuar në revistën e botimeve shkencore në Poloni
Kërkuesit vijnë nga Qendra Kërkimore e Evropës Juglindore për Antikitetin e Universitetit të Varshavës, që po studion zonën ku u bë zbulimi prej vitit 2000.
Arkeologët zbuluan mbetjet e dy ndërtesave monumentale, që mendohet se janë ndërtuar para vitit 260 të erës së re.
“Këto janë strukturat e parë të këtij lloji në zonën e Ilirisë, që mund t’i takojnë mbretit Bardhyl dhe Teuta”, thotë profesori Piotr Dyczek. “Deri tani as nuk e dinim se ekzistonin struktura të tilla”.
Bardhyli ishte mbreti Ilir i Ardianëve dhe ky është zbulimi i parë që tregon vendin se ku ai ka jetuar. Pas vdekjes së tij, besohet se pushtetin e mori mbretëresha Teuta që mori drejtimin e Perandorisë Ilire.
Vendndodhja e ndërtesës dhe teknika e përdorur në ndërtim janë unike, krahasuar me shembuj të tjerë të arkitekturës Ilire.
Sipas profesorë Dyczka, ndërtesa është djegur gjatë një sulmi të dhunshëm dhe një pallat tjetër u ndërtua më atë.
Sh
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…