<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ciceroni, ky orator i rilindjes europiane – Pse e vranë?

Ciceroni i la njerëzimit, të mirëpërcaktuara, gjashtë gabimet që përsërisin brezat:

1- Besimi se fitimi personal arrihet duke shkatërruar të tjerët.

2- Shqetësimi për gjërat që s’mund të ndryshohen.

3- Këmbëngulja se një gjë është e pamundur, vetëm sepse ne nuk mund ta arrijmë.

4- Refuzimi për të lënë mënjanë preferencat e parëndësishme.

5- Neglizhenca e zhvillimit dhe sqimës së mendjes.

6- Përpjekja për të detyruar të tjerët të besojnë dhe të jetojnë si ne.

7 dhjetori i vitit 43 p.e.s është data e vrasjes të Marcus Tullius Ciceronit – konsull romak, filozof, politikan, jurist, orator e konstitucionalist, nga me te shquarit e antikitetit. Ekzekutohet si armik i Romës, kur ajo po shndërrohej me shpejtësi, nga Republikë në Perandori, nga udhëheqje kolegjiale (Senati) në atë të një njeriu të vetëm (Perandori)

Veç orator i përkryer, shkruan MekuliPress, ai ishte edhe një prej politikanëve më të mirë të Romës. Ciceroni fitoi famë me kundërshtimin e tij ndaj Jul Qezarit, i cili, kërkonte të bëhej i plotfuqishëm; më vonë, ai denoncoi Mark Antonin që nuk riktheu republikën (pas vdekjes së Qezarit); kritikoi edhe Oktavianin që synonte të bëhej perandor. Ciceroni u fal nga Qezari kur ky u kthye në Romë pas fitores ndaj Pompeit, por nuk mundi t’i shpëtonte zemërimit të Mark Antonit dhe Oktavianit që e ndoqën dhe e vranë si armik te shtetit; koka iu pre, duart iu gjymtuan, trupi iu nda copa-copa – shkruajnë kronikanët.

Ciceroni ra viktimë e pasioneve politike të kohës.

Ai ishte njeri i mësuar që e donte vendin e tij. Me kalimin e shekujve, Roma përjetoi trazira, përmbysje; shkrimet e Ciceronit u zhdukën; më pas u ruajtën nga murgjit në manastire.

Zbulimi nga Petrarka i letrave të Ciceronit, në shek.14-të, dhe publikimi i tyre, është cilësuar si shkëndija e pare e Rilindjes evropiane. Kjo Rilindje solli gjithashtu ringjalljen e Ciceronit, dhe, vetëm pas tij e nëpërmjet tij, edhe ringalljen e pjesës tjetër të lashtësisë klasike.

Kulmi i prestigjit të Ciceronit erdhi gjatë periudhës së iluminizmit (shek.18-të); ndikimi i tij është vënë re te mendimtarët si John Locke, David Hume dhe Montesquieu; veprat e Ciceronit renditen mes atyre më me ndikim në kulturën evropiane dhe ende përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të materialit parësor për shkrimin dhe rishikimin e historisë romake, sidomos në ditët e fundit të Republikës, kur filozofin e masakruan. /MekuliPress

postbck postbck

Recent Posts

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

12 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

12 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

13 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

13 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

17 hours ago

Si ta matni saktë tensionin!

    Hipertensioni quhet me të drejtë “vrasësi i heshtur”, sepse është një sëmundje pa…

17 hours ago