<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mrekullia: 10 vëllezër shkuan në luftë, dhe të gjithë u kthyen gjallë në shtëpi

Fëmijët e Evdokia Lisenkos, nuk ishin midis atyre që e përjetuan luftën në shtabet e ndryshme të Ushtrisë së Kuqe. Përkundrazi, të 10 djemtë e saj përballën me sprovat dhe vështirësitë e vijës së parë të frontit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dhe në një rast të rrallë dhe ndoshta unik, që të gjithë u rikthyen të gjallë në shtëpinë e tyre.

Që një familje sovjetike të mos kishte një djalë apo baba të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore (ku sipas shumicës së burimeve Bashkimi Sovjetik humbi 27 milionë njerëz, ose gjysmën e të gjithë viktimave të asaj lufte) ishte diçka shumë e rrallë.

Në fakt, në atë kohë ishte më se e zakonshme që të gjithë burrat e familjes të vdisnin në fushën e betejës. Dhe nënat dhe gratë e tyre, do të duhej të jetonin për pjesën e mbetur të jetës, me ndjenjën e tmerrshme të humbjes së tyre.

Historia e 5 vëllezërve amerikanë Sallivan, të cilët zbritën së bashku nga kryqëzori “Juno”pas betejës së Guadalkanal (ku bazohet pjesërisht filmi i famshëm “Shpëtoni ushtarin Rajan”), është shumë e njohur. Por shumë histori të tilla ndodhën edhe në Frontin e përgjakshëm Lindor. Konflikti më i përgjakshëm në historinë e njerëzimit, shkaktoi dhimbje dhe humbje të pallogaritshme për miliona njerëz.

Një mrekulli e vërtetë

Pavarësisht nga shanset e pakta, kishte përjashtime nga ai rregull kobzi. Njëri prej tyre është historia e 10 djemve të Evdokia Danilovna Lisenkos, të cilët u nisën për në front nga fshati i tyre ukrainas Brovakha, dhe arritën të ktheheshin të gjallë në shtëpi.

Nikolai ishte i pari që u rikthye, pasi i mbijetoi mrekullisht një shpërthimi që vrau 7 shokët e tij. Në vitin 1944, ai doli nga spitali dhe u dërgua në shtëpi tek e ëma. Vëllai i tij Ivani luftoi në mbarë Ukrainën kundër gjermanëve. Ai u kap rob dhe u dërgua në kampin e përqendrimit në Treblinka, por arriti të arratisej prej ndej.

Pasi u rikthye vazhdoi të luftojë, dhe e përfundoi shërbimin e tij në Rumani. Po në Rumani u takuan rastësisht me njëri-tjetrin 2 vëllezërit e tjerë. Në gushtin e vitit 1944, në periferinë eqytetit të Iashit, Mikaili pa Feodosin:”Unë u hodha në llogore, dhe e përqafova me mall”-kujton ai.

”Unë isha dërguar në një mision zbulimi, ndërsa ai sapo ishte kthyer nga një mision i tillë. Por me duhej të largohesha shpejt, edhe pse nuk po ngopeshim duke folur me njëri–jetrin. Që të dy qamë…”– rrëfen ai. Pas luftimeve në Hungari, vëllezërit u rikthyen në shtëpi me aftësi të kufizuara.

Mikaili u plagos rëndë në gjoks, ndërsa Feodosi mbeti pa këmbë. Andrej dhe Pavel u dërguan në kampe pune në Gjermani, por arritën të mbijetonin, dhe më vonë iu bashkuan batalionevesulmuese të Ushtrisë së Kuqe. Nënkoloneli Vasili Lisenko u plagos tre herë, duke marrë urdhrin e Yllit të Kuq, një medalje e lartë trimërie.

Në 1946, u rikthye në shtëpi edhe vëllai tjetër Pjotri, një oficer i radiokomunikimit. Gjatë luftës Vëllezërit Lisenko arritën të udhëtojnë nga Berlini deri në Lindjen e Largët. Aleksandri, që shërbeu si sinjalist, arriti në kryeqytetin e Rajhut të Tretë.

Ndërsa shoferi i tankeve, Stepani, i plagosur në Prusinë Lindore, u dërgua në Mançuri për të luftuar kundër japonezëve. Por kur arriti atje lufta kishte mbaruar. Ai ishte vëllai i fundit që u rikthye në shtëpi në vitin 1947.

Një nënë heroinë

Duke pritur më kot për vite me radhë çdo lloj lajmi që vinte nga vija e frontit, pasi kishte humbur burrin e saj në vitin 1933, Evdokia Danilovna rriti e vetme 5 vajza. Ajo arriti t’i mbijetonte pushtimit gjerman. Fati i shpërbleu për sakrificat saj, kur të gjithë djemtë iu kthyen gjallë në shtëpi.

Historia e saj e pazakontë u përhap me shpejt përtej fshatit të saj. Në vitin 1946, asaj iu dha Urdhri i Nënës Heroinë në Kiev. Evdokia Lisenko vdiq në vitin 1967, në moshën 73-vjeçare. Në vitin 1984, kujtimi i saj u përjetësua me një statujë bronzi në Brovakha. Të gjithë djemtë e saj përveç Vasilit, që kishte ndërruar jetë, ishin të pranishëm në ceremoninë e rastit. /MekuliPress

postbck postbck

Recent Posts

I nxehti në Francë, ja truku i thjeshtë që po përdorin mijëra njerëz për t’u freskuar

    Përballë temperaturave rekord që kanë përfshirë Francën, shumë qytetarë po përdorin një metodë…

7 minutes ago

Humbje peshe për 10 ditë. Çfarë është dieta skandinave NUPO dhe si funksionon?

  Nëse synoni të humbni peshë në një periudhë të shkurtër dhe në mënyrë të…

52 minutes ago

Pija që eleminon dhjamin e barkut në vetëm 4 ditë, ja si ta përgatisni

  Kjo pije është ideale për këdo që është i gatshëm të ndryshojë stilin e…

16 hours ago

A është i sigurt paracematoli tek gratë shtatzëna?

  Një rishikim i gjerë shkencor, i publikuar së fundmi në revistën mjekësore The Lancet,…

17 hours ago

Çfarë është “gj.aku i artë” që rrjedh në venat e vetëm 50 njerëzve në botë?

    Mjekët, infermierët, kirurgët ishin vazhdimisht në gatishmëri gjatë udhëtimeve të ish-Presidentit të SHBA-së…

17 hours ago

E paskemi ditur gabim! Ja si formohen gurët në veshka

    Për herë të parë, shkencëtarët kanë zbuluar prova të pranisë së baktereve të…

17 hours ago