<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Bishti i këtij fruti iu ndihmon në sëmundjet e zemrës, veshkave e mëlçisë

Prej kohësh AgroWeb.org i ka këshilluar lexuesit e vet që t’i ruajnë dhe t’i thajnë bishtat e qershive.Ata që e kanë ndjekur këshillën i kanë provuar efektet mirëbërëse të çajit unik të bishtave të qershive, të cilat AgroWeb.org po i rendit në vijim.

Bishtat e qershive janë të rëndomtë në dukje. Ato janë të parat që hidhen në kosh kur i dorëzohemi kënaqësisë që na japin qershitë.Por këto bishta të hollë janë të mbushur me vitaminë A, B1 dhe C. Bishtat, gjethet dhe lëvorja e pemës së qershisë janë të gjitha të dobishme për shëndetin e njeriut.

Me bishtat e qershive mund të përgatisni çaj të shijshëm dhe plot vlera. AgroWeb.org do t’ju tregojë më tepër mbi përgatitjen e këtij çaji dhe vlerat e tij.Informacionet shkencore tregojnë se çaji i bishtave të qershive ndihmon organizmin të shkrijë yndyrnat e tepërta.

Do të nxitoheshim nëse do të thoshim se çaji në fjalë mundëson humbjen e peshës.Por ky çaj i shoqëruar me një jetë aktive dhe ushqim të lehtë padyshim që ndihmon uljen e peshës.

Shkencëtarët pranojnë pa asnjë mëdyshje se bishtat e qershive kanë efekt diuretik dhe si rrjedhojë largojnë lëngjet e tepërta nga organizmi dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Një tjetër karakteristikë e bishtave të qershive, që sjell AgroWeb.org, është parandalimi i problemeve të zemrës falë uljes së tensionit të gjakut.Bishtat e qershive kanë efekt pastrues në organizëm sepse ndihmojnë në largimin e shpejtë të toksinave nga trupi.

Nëse dëshironi të shfrytëzoni këto përfitime të çajit të bishtave të qershive, atëherë pini një gotë para se të hani mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje.Provojeni për një periudhe një-dy mujore dhe do të shihni përmirësim.

Konsumi i tepërt i këtij çaji mund të shkaktojë dehidratim, ndaj AgroWeb.org ju këshillon të mos e kaloni sasinë e dy gotave në ditë.Nëse vuani nga tensioni i ulët i gjakut dhe diareja, atëherë hiqni dorë plotësisht nga çdo plan për pirjen e këtij çaji.

Vlerat e Çajit të Bishtave të QershiveKa efekt qetësues / Shuan etjen / I bën mirë veshkave,Luan rol diuretik / Pastron gjakun / AgroWeb.org raporton se vonon formimin e gurëve në veshka,Ul kolesterolin / Largon lëngjet e tepërta nga trupi / I bën mirë mëlçisë

Ndihmon në rënien në peshë / Bën mirë kundër infeksioneve në traktin urinar ,Si t’i shfrytëzoni vlerat e bishtave të qershive ,Përgatitini si çaj ,Thajini bishtat duke i shtruar në një letër të pastër dhe duke i lënë në ambient të hapur për disa ditë deri sa të thahen plotësisht.

Përdorni qese letre ose cope për t’i ruajtur për pak kohë. Për një filxhan çaj do t’ju nevojiten 2 lugë çaji me bishta të cilët duhen zier në ujë për 10 minuta.

Bëni banjë ,Merrni 4 grushta plot me bishta qershish dhe ziejini në 3 litra ujë për 10 minuta. Shtoni 2-3 shkopinj kanelle dhe 20 gjethe blini. Lërini të qëndrojnë së bashku për një orë dhe më pas hidheni ujin në vaskë.

Ky lëng do t’ju gjallërojë dhe do ta ndihmojë lëkurën. Të njëjtin lëng mund ta hidhni në një legen ku mund të fusni këmbët për 20 minuta. Thembrat do të zbuten dhe ju do të ndiheni më mirë

postbck postbck

Recent Posts

Jo vetëm ju hidraton, ja përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i shalqirit

    Pavarësisht besimit popullor se shalqiri është vetëm ujë dhe sheqer, ai në fakt…

8 hours ago

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

  Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i dëgjuesëve gjatë gjumit, ndonëse i zakonshëm për muzikë apo…

9 hours ago

Mburoja natyrale kundër sëmundjeve/ Ja vlerat e jashtëzakonshme të hudhrës që nuk i dini

Nga Egjipti i lashtë e Greqia antike e deri te laboratorët modernë, hudhra mbetet një…

11 hours ago

Kujdes me lavatriçen/ Këto janë veshjet që mund të dëmtohen përgjithmonë nëse lahen gabim

    Mirëmbajtja e duhur e veshjeve është thelbësore për të ruajtur pamjen dhe cilësinë…

12 hours ago

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

Nuk lidhet vetëm me temperaturën e dhomës apo çarçafët e lehtë, por edhe me mënyrën…

12 hours ago

A mund të shkaktojë alergji marrja e vitaminës C?

    Trupi ka nevojë të madhe për vitaminën C sepse ajo forcon sistemin imunitar,…

13 hours ago