A e dini sa ka jetuar elefanti më i vjetër në botë?

Elefantët janë një nga gjitarët më të mëdhenj.

Familja e tyre përbëhet nga tri lloje kryesore, të cilat janë elefanti i bushit afrikan, elefanti pyjor dhe ai aziatik.

Familja e elefantëve është e vetmja që ka mbijetuar nga llojet e gjitarëve të mëdhenj. Një nga ata që nuk i mbijetoi kohës janë mamuthët.- Reklama –

Mashkulli afrikan i llojeve të elefantëve, është më i madhi që ekziston.

Ata mund të arrijnë gjatësi deri në 4 metra dhe peshojnë deri në 7000 kg.

Territori më i përshtatshëm për ta janë savanet, pyjet dhe kënetat. Zakonisht preferojnë të jetojnë pranë ujit.

Për shkak të përmasave dhe fuqisë që kanë, kafshët e tjera kanë tendencë t’u qëndrojnë larg.

E kafshët grabitqare siç janë luanët, tigrat dhe hienat, targetojnë vetëm elefantët e rijnë.

Një elefant afrikan është i aftë të detektojë lëvizjet seizmike përmes disa qelizave të cilat janë të vendosura në pjesën e poshtme të lëkurës së shputës.

Elefantët e gjinisë femërore jetojnë tërë jetën e tyre në grupe me nga 15 elefantë të tjerë femra, ato udhëhiqen nga elefanti më i  vjetër e cila vendos se kur do të pushojnë dhe kur do të vazhdojnë udhëtimin.

Kurse elefantët e gjinisë mashkullore edhe pse jetojnë në grupe, ata dalin nga grupi mes moshës 12-15 vjeç.

Elefanti afrikan i gjinisë femrore mban rekord për shtatëzaninë më të gjatë, e cila zgjat deri në 22 muaj.

Sikurse të vegjlit e njerëzve, edhe elefantët e vegjël e kanë kaluar testin e pasqyrës, ku e kanë njohur veten e tyre në reflektim.

Elefantët mund të digjen nga dielli, kështu që kanë shumë kujdes nga rrezatimi në diell, ata e freskojnë veten kohë pas kohe me ujë të freskët më ndihmën e feçkës.

Shputa e elefantëve ka evoluar nga 5 gishtrinjë në 6, e cila fillon si kërc ngjitur me gishtin e madh dhe zhvillohet me moshë.

Pavarësisht madhësisë së tyre, elefantët frikësohen lehtë nga insektet.

Sipas një studimi, ata i evitojnë buburrecat edhe pse mund t’i shtypin me lehtësi.

Elefantët mesatarisht jetojnë nga 50 deri në 70 vjet. Elefanti më i vjetër ka jetuar 86 vjet.

Elefantët nuk mund të kërcejnë, sidoqoftë ata notojnë, ecin, nuk mund të vrapojnë por kanë një lloj ecje më të shpejtë e cila ngjason me të vrapuarit.

Sjellja e elefantit ndërlidhet me inteligjencë të veçantë të gjitarëve. Ata shprehin altruizmin, pikëllimin, dhembshurinë dhe ndërgjegjësimin, përveç tjerash ata e duan shumë muzikën. Mirëpo, elefantët janë në rrezik për zhdukje.

Në disa vende siç janë Afrika, Senegali, Somalia dhe Sudani veçse ka shenja të zhdukjes së tyre.

Ata shpeshherë edhe vriten për qëllime materiale të përdorimit të lëkurës dhe çatallëve të cilët kanë një vlerë të madhe në treg.

Kampanja të ndryshme janë duke u organizuar anë e mbanë botës për shpëtimin e tyre.

Studimet tregojnë për shifra shqetësuese të vrasjeve në baza ditore, të cilat janë rreth 40.000 vrasje në ditë në mbarë botën

postbck postbck

Recent Posts

Me siguri nuk i dinit, këto janë ushqimet që nuk duhet t’i hani pas palestrës

Nëse keni marrë iniciativën për të shkuar në palestër keni bërë shumë mirë, por duhet…

1 day ago

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Kaon Krasniqi është një 13-vjeçar nga Kosova që ka tërhequr vëmendje të gjerë me aftësitë e…

1 day ago

Sanxhaku në Luftën e Parë Botërore

Edit Durham: “Nëse shqiptarët ua kursyen jetën serbëve në tërheqje, të cilët më parë nuk kishin…

1 day ago

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Ju mund të pyesni veten se çfarë lidhje ka letra higjienike me frigoriferin? Ky truk…

3 days ago

A kanë lëkurë të zezë arinjtë polarë poshtë gëzofit të bardhë?

Arinjtë polarë në fakt nuk janë të bardhë. Ja pse Arinjtë polarë kanë lëkurë të…

3 days ago

A e dini pse nuk duhet të hani banane për mëngjes?

Banania është një frut tropikal popullor, i pasur me vitamina dhe minerale. Për shkak të…

3 days ago