<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Super truk si t’i lani xhaketat dhe palltot në shtëpi dhe të kurseni para

Palltot e leshta, xhaketat nga lëkura artificiale dhe të mbushura me pendla apo me poliester mund t’i lani edhe në shtëpi në rrobalarësen tuaj.

Rregulla e parë e saj është që palltot patjetër duhet të pastrohen së paku një herë në vit, transmeton Telegrafi.

– Parfumet dhe vajrat nga flokët tuaj kalojnë në xhaketa dhe në pallto, por mund të tërheqin edhe insekte të cilat i dëmtojnë, thotë bashkëpronarja e punëtorisë së pastrimit eko-kimik, Lindsey Boyd.

Boyd ka zbuluar se si të lahen të gjitha llojet e xhaketave dhe palltove, por ka tërhequr vërejtjen që kimikisht patjetër duhet të pastrohen lëkura, lëkura e drerit dhe gëzofi.

Gjithashtu, nëse në palltot dhe xhaketat tuaja shkruan “dry celan only”, atëherë lani ekskluzivisht në punëtori pastrimi.

Xhaketat e mbushura (me pendla, poliester)

Xhaketat e mbushura lani në programe të veçanta (të ndjeshme) të rrobalarëses dhe në temperaturë të ulët në tharëse rrobash, e cila lejohet.

Në tharëse qitni toptha tenisi apo toptha të cilët do të pengojnë krijimin e gungave në pesën e mbushur të xhaketës.

Palltot e leshta

Fusni në lavatriçe dhe lani në programin e larjes së rrobave të leshta, rrobave shumë të ndjeshme apo të rrobave që lahen me dorë.

Uji në atë cikël patjetër duhet të jetë i ftohtë apo i vakët, andaj zgjidhni temperaturën më të ulët të cilën mundeni. Thani në varëse.

– Mos i fusni palltot e leshta në tharëse rrobash sepse do të tkurren (do të mblidhen). Centrifuga e përshtatur duhet t’i nxjerrë tepricën e ujit.

Në qoftë se edhe pas larjes nga palltoja pikë ujë – shtrijeni një peshqir të madh, vendoseni pallton në të dhe mbështilleni duke e rrotulluar në peshqir. Butësisht shtrëngojeni peshqirin që të kullojë tepricën e ujit. Kur ta bëni këtë, vareni në varëse.

Lëkura artificiale

Madje edhe pallton tuaj me lesh të fryrë brenda me lëkurë të vrazhdë artificiale mund ta lani në rrobalarëse. Lajeni në programin e caktuar për këto lloje rrobash, por mos i thani në makinë tharëse.

Pasi që të thahet plotësisht është mirë që palltos suaj të fryrë t’ia përkushtoni një tretman me avull në mënyrë që lëkura të duket e bukur.

postbck postbck

Recent Posts

Sr Noel Malcolm “Arsyet e konvertimit (në Islam) në përgjithësi ishin vullnetare..

Sr Noel Malcolm për konvertimin e shqiptarëve në fenë islame në periudhen e Perandorisë Osmane.…

7 hours ago

Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas një studimi

  Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve…

7 hours ago

Kujdesi ndaj gojës dhe dhëmbëve gjatë Ramazanit – pa e cenuar agjërimin

Muaji i Ramazani është kohë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Por ndërkohë që kujdesemi për…

7 hours ago

Kujdesi për një fëmijë me çrregullim të spektrit autik

  Autizmi, ose çrregullimi i spektrit autik (ASD), është një variant natyror i zhvillimit të…

7 hours ago

Fluturimi i parë i një ketri të vogël fluturues (Video)

Në një nga ato momentet e rralla kur natyra të mban frymën pezull, videoja “Baby…

8 hours ago

Napoleon Bonaparti, ngjitja dhe rënia e gjeniut që tronditi botën

Pak njerëz në histori kanë lënë një gjurmë kaq të thellë sa Napoleon Bonaparti. Ai…

8 hours ago