Pacientët që i mbijetojnë Covidit të rëndë kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin gjatë vitit të ardhshëm sesa ata që nuk janë infektuar ose kanë përjetuar simptoma më të lehta të virusit, thotë një studim.
Hulumtimi, i botuar në Frontiers in Medicine, sugjeron se infeksionet serioze të koronavirusit mund të dëmtojnë ndjeshëm shëndetin afatgjatë, duke treguar rëndësinë e vaksinimit.
“Ne kryem një studim të mëparshëm që tregoi se pacientët e sëmurë me Covid dhe që përjetuan simptoma të rënda dhe u shëruan ishin në rrezik më të madh për t’u shtruar në spital në gjashtë muajt e ardhshëm,” tha Prof. Arch Mainous nga University of Florida, autori kryesor i studimit.
Studimi zbuloi se pacientët që u sëmurën rëndë me koronavirus kishin një shans më të madh për të vdekur gjatë vitit të ardhshëm, një prirje që ishte veçanërisht e dukshme në mesin e atyre të moshës nën 65 vjeç.
Shumica e vdekjeve që ndodhën te njerëzit që kaluan simptoma të rënda të Covidit nuk ishin të lidhura me komplikime të zakonshme nga sëmundja – 80% e vdekjeve të tilla ndodhën për një sërë arsyesh që zakonisht nuk lidheshin me virusin. Kjo sugjeron që pacientët patën një rënie të përgjithshme të shëndetit.
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…