<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pfizer: Vaksina kundër Covid-19 mund të jetë e nevojshme çdo vit

Efektshmëria e dozës përforcuese të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, pritet të zgjasë të paktën 12 muaj, dhe do të jetë e nevojshme të merren doza të tjera vjetore për të ruajtur të lartë mbrojtjen nga Covid-19.

Këtë e tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla në një intervistë për britaniken BBC, para shfaqjes së variantit Omicron.

“Nuk mund të them me saktësi se sa do të zgjasë imuniteti nga doza e tretë. Besoj shumë që do të zgjasë të paktën 12 muaj, dhe pse nuk e di këtë. Bazuar në atë që kemi parë deri më tani, me gjasë rivaksinimi do të jetë i nevojshëm çdo vit, për të ruajtur një biel shumë të lartë mbrojtje”, u shpreh Bourla.

Ai e përshkroi krijimin e vaksinës së Pfizer-Biontech si një dëshmi e mençurisë dhe fuqisë njerëzore që ka shpëtuar miliona jetë njerëzish dhe trilionë dollarë.

“Gjëja më e rëndësishme është se shpëtuam miliona jetë njerëzish. Gjithashtu i shpëtuam triliona dollarë ekonomisë globale”, shtoi ai.

Vaksina origjinale e Pfizer duhet të ruhej në temperatura -70 gradë Celsius, duke vështirësuar përpjekjet logjistike në disa pjesë të botës si Afrika, ku autoritetet ankohen për mungesa të frigoriferëve.

Por Bourla tha se një formulim i ri i vaksinës mund të ruhet tani në frigoriferë normalë nga 2-8 gradë Celcius, deri në tre muaj.

postbck postbck

Recent Posts

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

31 minutes ago

Kujdes nga këto shenja: Mund të tregojnë probleme me veshkat

    Veshkat luajnë rol të rëndësishëm në largimin e mbetjeve nga gjaku, rregullimin e…

1 hour ago

Ushtari i luftës së vitit 1812 varrosi krahun e tij të prerë, por historia e tij e vërtetë është edhe më e çuditshme

    Zbulimet arkivore, përfshirë një autobiografi të shekullit XIX të harruar prej kohësh, po…

1 hour ago

A e dini se për çfarë shërben kopa në shpatullën e një xhakete ose palltoje?

    Edhe në veshjet që veshim çdo ditë, shpesh mund të gjejmë detaje, qëllimin…

2 hours ago

Mos i hani këto ushqime nëse keni probleme me veshkat

    Dieta “inflamatore” mund të dëmtojë njerëzit që kanë sëmundje të veshkave, thotë një…

2 hours ago

Kjo është bimë që ngadalëson plakjen dhe pastron në mënyrë perfekte trupin

    Moringa (moringa oleifera) nuk duhet parë vetëm si një shtesë dietike - ajo…

2 hours ago