<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Norvegjia i dhuron Britanisë çdo vit një pemë Krishtlindjesh, ja përse

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Norvegjia u pushtua nga forcat gjermane në prill të vitit 1940.

Megjithatë, gjermanët nuk qenë në gjendje për të kapur mbretin Haakon, familjen mbretërore dhe anëtarët e profilit të lartë të qeverisë.

Ata sulmuan Nybergsund, qytetin e vogël ku po qëndronte qeveria, por mbreti dhe ministrat e tij ia dolën të shpëtojnë.

Në qershor të vitit 1940 mbreti emigroi në Londër pas pushtimit të Norvegjisë.

Atje mbreti Haakon themeloi një qeveri në mërgim për të udhëhequr përpjekjet për rezistencë.

Ai u bë simboli kryesor dhe frymëzimi i popullit norvegjez për një Norvegji të Lirë dhe të pavarur.

Pas çlirimit të Norvegjisë më 7 qershor të vitit 1945, mbreti Haakon u kthye në Norvegji.

Mbreti dhe populli norvegjez nuk e harruan kurrë atë që bëri Britania për Norvegjinë dhe çdo vit që nga viti 1947, Norvegjia dërgon një pemë gjigande Krishtlindjeje për miqtë e saj britanikë, si shenjë e mirënjohjes, festës dhe përkujtimit të mbështetjes së Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pema është quajtur “Mbretëresha e pyllit” para se të pritet dhe dërgohet në Britani. Ajo zgjidhet me kujdes shumë vite para se të pritet.

Pema është zakonisht një bredh norvegjez, 50-60 vjeçar, mbi 20 metra e gjatë.

Bredhi dhuratë vendoset në Trafalgar Square, në ceremoninë e të cilës në të enjten e parë të dhjetorit mblidhen mijëra njerëz.

Në natën e 12 të Krishtlindjeve pema hiqet dhe dërgohet për riciklim.

postbck postbck

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

18 hours ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

18 hours ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

2 days ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

2 days ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

3 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

4 days ago