<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A i organizoi Shqipëria demonstratat e vitit 1981 në Kosovë?

Sipas ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Veli Llakaj, zakonisht kuadrot kryesore ushtarake të njësive operative-strategjike dhe atyre të aparatit të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, në rast të ndonjë situate të tensionuar politiko-ushtarake në rajon, veçanërisht pranë shteteve fqinjë, u takonte fati i “mirë” që të rrinin në gatishmëri në vendislokimin e tyre.

Këtë “privilegj” e kishin zakonisht ata që drejtonin e merreshin me gatishmërinë dhe njihnin mirë detyrat e planit të luftimeve”.

Sipas kësaj skeme, dëshmon Llakaj, i takonte komandantit ose shefit të shtabit të njësisë, pra dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ose zëvendësit të tij si edhe ndonjërit nga drejtorët kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes

Situata dhe ky rregull ndiqej edhe në ditët përkujtimore madhore siç qenë festat jubilare të pavarësisë, 28 Nëntori, apo të çlirimit, data njëzetë e nëntë.

Po ashtu edhe në raste kur organizoheshin festivale kombëtare, si ai i Gjirokastrës, në të cilin shkonte udhëheqja kryesore e partisë dhe pushtetit qendror.

Sipas ushtarakut të lartë, Veli Llakaj, në zbatim të këtij rregulli për sigurinë kombëtare, një ditë në vitin 1979:

“Ali Çeno, shoqëruesi i Mehmet Shehut, më merr në telefon dhe më komunikon se të nesërmen do të shkoja për ta parë këtë festival.

Kështu u bë dhe shkova duke marrë me vete dhe Drejtorin e Zbulimit të Ushtrisë, Eqerem Osmanin, si edhe shefin e Sigurimit të Ushtrisë Çerçis Xhelon”.

Llakaj vijon më tej:

“Në mbrëmje takohem me Mehmet Shehun në shtëpinë e caktuar për udhëheqjen e personaliteteve, para se të fillonte festivali.

Mehmeti ishte bashkë me tre djem të rinj rreth të 20-30 vjetëve.

Mbas prezantimit që më bëri, me tregoi se këta djem janë nga Kosova, kanë ardhur për festivalin tonë të bukur në Gjirokastrën e vendlindjes së shokut Enver”.

Më pas, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, vë në dukje:

“Mehmeti trajtoi apo e përsëriti refrenin që më bëri mua se mund ta kishte bërë me këta djem më parë.

Ai shtoi se këta janë bërthama kryesore që do të udhëheqin revoltat në Kosovë për t’u shkëputur nga regjimi i Titos që është duke dhënë shpirt bashkë me Titon që po gangrenizohet nga këmba te koka”.

Pastaj, sipas Llakajt, Shehu ka shtuar me theks të veçantë:

“Kjo që të thashë është vetëm për ty dhe për asnjë tjetër.

Po u muar vesh nga të tjerët ky problem që po të them, ju dhe kushdo tjetër që do të hapë gojën, shkon në gjyqin ushtarak e dënohet si tradhtar”

Më tej ai u thotë mysafirëve se:

“Ky është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sonë, Veli Llakaj, pra kjo porosi që i thashë këtij vlen dhe për ju, por me një dallim se ju ndiqeni dhe nga UDB-ja dhe po e mori vesh ajo këtë takim apo porosi ju e paguani me kokë” dhe qeshi me të madhe”.

Sipas Llakajt:

“Mbasi unë u largova, Mehmeti me të ardhurit nga Kosova qëndroi në banesën e tij ku ishte vendosur e ashtuquajtura ‘shtëpi e partisë’”.

Ky episod i pohuar publikisht nga një funksionar shumë i lartë i armatës shqiptare e bën kryeministrin Shehu protagonist dhe autor të nxitjes së demonstratave studentore në Prishtinë gjatë marsit dhe pastaj prillit të vitit 1981.

Bashkë me të edhe Shqipërinë e Enver Hoxhën, i cili në ditarin intim, por edhe në komunikimet e tërthorta zyrtare këmbëngul herë pas here se nga ana e vendit të tij në asnjë rast nuk ka pasur dhe ka ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë.

postbck postbck

Recent Posts

DISA FAKTE MBI BETEJEN E KOSOVËS (1389) Milazim KRASNIQI

Lidhur me Betejën e Kosovës të vitit 1389, si ngjarje që e fillon rënien finale…

7 hours ago

Si ta përdorni për shëndetin e zemrës specin e djegës

  Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetësore. Këtu…

8 hours ago

9 raste kur nuk duhet të pini ujë

    Janë të paktë ata që shkojnë në palestër ose hanë darkë pa pirë…

8 hours ago

A dëmton zemrën gjumi në anën e majtë?

  Shumë njerëz pyesin nëse pozicioni i gjumit, sidomos të fjeturit në anën e majtë,…

8 hours ago

Çfarë e shkakton lemzën dhe kur duhet të shqetësoheni? Ja kur kërkohet mjeku

  Lemza është një shqetësim i zakonshëm që mund të shfaqet papritur dhe të krijojë…

8 hours ago

Sekreti pas lotëve të lumturisë që shumica nuk e dinë

  Të qarit shpesh shoqërohet me emocione si zemërimi, frustrimi ose trishtimi. Kur mendoni për…

11 hours ago