Kryeqendra e Izraelit, Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar, teksa rritja e shpejtë e inflacionit ka sjellë kosto të shtuar për një game të tërë mallrash dhe shërbimesh në të gjithë botën, në vazhdën e pandemisë së koronavirusit.
Qyteti izraelit u ngjit me pesë vende në 12 muajt e fundit duke tejkaluar liderin e vitit të kaluar Parisin, i cili tani barazohet në vendin e dytë me Singaporin, sipas sistemit të renditjes së përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU).
Kryeqyteti francez renditet i dyti së bashku me Singaporin, derisa Cyrihu dhe Hong Kongu përbëjnë pjesën tjetër të pesëshes së parë.
New York-u është në vendin e gjashtë, Gjeneva në vend të shtatë, ndërsa Kopenhagen, Los Angeles dhe Osaka përmbyllin listën e Top 10. Londra u ngrit në tre vende në pozitën e 17-të të renditjes vjetore, raporton oranews.
Raporti i kostos botërore të jetesës për vitin 2021 gjurmon koston e jetesës në 173 qytete globale, 40 më shumë se vitin e kaluar, dhe krahason çmimin e më shumë se 200 produkteve dhe shërbimeve të përditshme me Nju Jorkun.
Qytetet me rangun më të ulët janë kryesisht në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe pjesë më pak të pasura të Azisë. Të dhënat për sondazhin, i cili është kryer për më shumë se tre dekada, mblidhen nga ekipi global i studiuesve të EIU-së çdo mars dhe shtator.
Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…
Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…
Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…
Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…
Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…