<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

5 gabime që bëni gjatë përdorimit të telefonit që mund të jenë fatale për shëndetin

1- Të flini me celularin pranë

Një celular në vetvete është një transmetues dhe marrës elektromagnetik i cili lëshon valët e radios. Edhe pse nuk është provuar akoma studimet tregojnë se si valët mund të ndikojnë në trurin tuaj pasi keni qenë të ekspozuar përpara tij për shumë orë. Nëse e keni të pamundur ta fikni tërësisht ose ta vendosni në një dhomë tjetër gjatë kohës që jeni në gjumë mund ta vendosni ne “Airplane Mode.

2- Ekspozimi ndaj dritës blu për një kohë të gjatë

Drita e ekranit shtyp melatoninën, hormoni i cili vendos në rregull ciklin tuaj të gjumit. Kjo është një tjetër arsye pse nuk duhet të jeni afër tij kur flini gjumë.
Drita blu gjithashtu shkakton dhimbje koke, probleme me sytë dhe shikimin. Provoni të ulni nivelet e dritës së ekranit tuaj.

3- Përdorimi kur shfaqet sinjali i dobët

Kur shikoni se celulari juaj ka një sinjal të dobët do të thotë se ai po sforcohet shumë për të transmetuar sinjale më të forta dhe më shumë energji. Gjithashtu ai nxehet shpejt, gjë e cila përben rrezik. Doktoreshë Devra Davis rekomandon që ta mbani celularin sa më larg vetes në raste të tilla.

4- Kontakti me lëkurën

Ka disa studime të cilat fokusohen në lidhjen ndërmjet celularit dhe kancerit, specifikisht transmetimi i sinjaleve që arrin deri në 900MHz gjë që e bën celularin tuaj të nxehet. Si pasojë lëkura thith nxehtësinë lehtësisht në sasi të vogla sa herë që ju e mbani atë afër trupit tuaj.
Mundohuni të përdorni kufje ndërkohë qe flisni në celular për të shmangur kontaktin me lëkurën dhe nëse nuk jeni duke e përdorur mbajeni sa me larg për të pakësuar sasinë e ekspozimit.

5- Qëndrim i keq gjatë përdorimit

Është një fakt i njohur se përdorimi i celularëve shkakton dëmtime të gishtave si “tenosynovitis”. Një gjendje tjetër shëndetësore në lidhje me celularin është dhe “qafa e përkulur”. Ashtu si dhe emri sugjeron kur ju përkulni qafën përpara për të parë ekranin, presioni në shtyllën cervikale rritet gradualisht. Ndërkohë që koha kalon pesha në qafën tuaj bëhet 5 herë më e rëndë se pesha e kokës tuaj.
Mbajeni celularin tuaj në nivelin e syrit dhe mbajeni qafën tuaj në një qëndrim sa më të drejtë.

postbck postbck

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

3 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

4 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

4 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

5 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

1 day ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

1 day ago