CEO i Moderna-s, Stephan Bancell, ka deklaruar se vaksinat ekzistuese të koronavirusit mund të jenë më pak efektive kundër mutacionit të ri Omicron. Duke folur për Financial Times, CEO i Moderna tha se nuk ka gjasa që vaksinat të jenë po aq efektive kundër mutacionit Omicron, në krahasim me variantet e mëparshme.
“Unë nuk mendoj se vaksinat do të jenë po aq efektive siç ka ndodhur me variantin Delta. Mendoj se do të ketë një ulje të ndjeshme të efikasitetit. Unë thjesht nuk e di se sa, sepse duhet të presim për të dhënat.
Stephen Bancell tha gjithashtu se numri i madh i mutacioneve në proteinën Spike dhe përhapja e shpejtë e variantit në Afrikën e Jugut, sugjerojnë se vaksinat ekzistuese do të duhet të modifikohen.
Bancell tha gjithashtu se priten të dhëna rreth efektivitetit të vaksinave në dy javë dhe se mund të duhen muaj që një vaksinë të funksionojë kundër variantit të ri të koronavirusit./abcnews.al
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…