<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Rritja e çmimit të energjisë, si mund ta përballojmë me disa ndryshime

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat janë arsyet? A do të vazhdojë kjo tendencë?

Me fillimin e sezonit të ngrohjes së objekteve, çmimet e rritura ndjeshëm të energjisë po i rëndojnë familjet. Shtesat dyshifrore të përqindjeve brenda një viti po bëjnë që shumë gjermanë të humbin një pjesë të lirisë së tyre buxhetore. Rritja e çmimeve të energjisë ka një numër shkaqesh dhe efektesh – dhe ekspertët supozojnë se konsumatorët duhet të përshtaten me kostot më të larta të benzinës, gazit ose energjisë elektrike edhe në një periudhë më të gjatë.

Sa është rritur çmimi i energjisë?

Çmimet e energjisë e kanë rritur normën e përgjithshme të inflacionit në Gjermani muajt e fundit. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, kostot u rritën me 12.6 përqind në gusht në krahasim me një vit më parë. Vajguri u rrit mesatarisht me 57 përqind, karburanti me 27 përqind.

Sipas portalit krahasues Verivox, kostoja mesatare e gazit natyror për një familje me një konsum vjetor prej 20.000 kilovat/orë do të jetë 1402 euro në vit në tetor 2021, rreth 300 euro më e lartë se një vit më parë. Konsumatorët do të duhet të paguajnë 9.3 përqind më shumë për energji elektrike në krahasim me vitin e kaluar. Një familje që ka nevojë për 4000 kilovat orë në vit tani do të paguajë 1255 euro, rreth 100 euro më shumë.

Si mund ta zbusin konsumatorët rritjen e çmimeve?

Konsumatorët kanë shumë mundësi, kur është fjala për kursimin e energjisë në jetën private. Për shembull, konsumi i energjisë elektrike mund të zvogëlohet duke përdorur pajisje elektrike ekonomike ose llamba LED. Ndërrimi i firmave furnizuesve të energjisë elektrike ose gazit tani mund të jetë me interes; portalet krahasuese ofrojnë udhëzime. Ata që duan të mbajnë kosto twqw ulëta të karburantit mund të përdorin aplikacione në telefonat inteligjentë, që u tregojnë drejtuesve të automjeteve kohët më të lira dhe stacionet e benzinës.

A ndihmojnë modifikimet në shtëpi?

Në shumë familje, kostot më të ulëta të ngrohjes ose energjisë elektrike janë gjithashtu të mundura përmes investimeve, për shembull me izolimin më të mirë të ndërtesave ose konvertimin në sistemet moderne të ngrohjes me gaz ose pompa ngrohjeje. Shumë masa subvencionohen me grante ose kredi shtetërore. Së fundi, një sistem me panele diellore zvogëlon ndjeshëm varësinë nga furnizuesi i energjisë elektrike./

postbck postbck

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

7 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

7 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

7 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

7 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

8 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

8 hours ago