Kur njerëzit mendojnë për inteligjencën artificiale, imazhet që shpesh vijnë në mendje janë të robotëve si “The Terminator”.
Për shumë vite, në filma fantastiko-shkencorë na është treguar se IA shpesh përdoret për të keqen sesa për të mirën.
Pra ajo që ne zakonisht nuk mund ta lidhim me AI është arti dhe poezia.
Megjithatë kjo është pikërisht ajo që Ai-Da, një robot shumë realist i shpikur nga Aidan Meller në Oksford, Anglia qendrore, e kalon kohën duke krijuar, përcjell Telegrafi.
Ai-Da është artistja e parë ultra-realiste e robotëve humanoidë në botë dhe të premten ajo dha një performancë publike të poezisë që ajo shkroi duke përdorur algoritmet e saj në nder të poetit të madh italian Dante.
Recitali u zhvillua në Muzeun e njohur Ashmolean të Universitetit të Oksfordit si pjesë e një ekspozite që shënon 700 vjetorin e vdekjes së Dantes. /Telegrafi/
Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…
Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…
Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…
Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat…
Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…