Ç’po mendon ai plak me thinja
Pranë Jonit që sjell valë?
Sytë i hidhka nga Kanina
Tek flamuri kuq si flakë.
Fjalëmençur, prijatari
Më i thinjur se Tomori
Nëpër shekuj ndrin si zjarri
Me të do gëzojë Nëntori.
O, sa larg qënka Stambolli
Me fermanë e me dekrete!
Zë i tij si bash pampori
Sjell një lumë me amanete.
Amanet nga Dardania
Më të lartë se gjithë malet
Dërgon fjalë Çamëria
Ku janë vyshkur portokallet.
Ku pret muri i rrëzuar
Që të ndrijë prapë oxhaku
Pret ulli i kokërrzuar.
Pret një ferrë të ikë prej pragu.
Pa dëgjo, Evropë e plakur
Që vë vulë e që vë firmë
Shih flamurin tonë si gjaku
Që uron mëvehtësinë!
Ç’po thotë Isa pliszbardhuar?
Tek ul gjurin buzëprush?
Qoftë kjo tokë e shenjtëruar
Brez pas brezi, gur më gur..
Çka po thotë ai bacë Kosove
Kur ia nder telin lahutës?
Po hedh vallen si bir Vlore
Si një plumb në grykë të pushkës.
Një urim ia thurin festës
Gaz të ri ia sjellin odës
Sup më sup, me ëndrrën ndezur
Hapen krahët e shqiponjës.
Vargjet e mrekullueshme të Namik Selmanit. /InforCulture.info
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…