<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mikel Maruli poeti me prejardhje arvanitase nga Moreja

Një poet latin i Rilindjes evropiane për të cilin është thënë se ka prejardhje arvanitase ishte Mikel Maruli (Michele Marullo Tarchaniotes, 1453-1500), i njohur në latinishte si Michaelis Marullus. Mendohet se ka lindur nga një familje greko-shqiptare me prejardhje nga Moreja pak muaj pas rënies së Konstantinopojës. Familja e tij iku në Raguzë (Dubrovnik), ku që në vogëli, ndjeu së pari ndikimin e qytetërimit të Rilindjes italiane. Më 1470 ai i hyri një karriere ushtarake dhe shërbeu dhjetë vjet si ushtar energjik i fatit në vise të ndryshme të Italisë. Më 1491-1492 ai rivalizoi me Politianin (1454-1494) në Firence dhe më 1495 u martua me poeteshën Alesandra Skala (Alessandra Scala, 1475-1506), ndonëse martesa nuk zgjati shumë. Neaera, së cilës ai i drejtonte vargjet e tij katuliane të dashurisë, duket se ka qenë personifikimi kolektiv i shumë marrëdhënieve pasionante, shkruan në “Historia e Letërsisë Shqiptare” Albanologu kanadezo-gjerman, Robert Elsie. Maruli është autor i katër librave me epigrame latine, mjaft prej tyre të mbrujtura me një notë melankolie, si dhe i katër librave me ‘himne për natyrën’, në të cilët ai, me një stil lukrecian, ngre lart forcat mitologjike të natyrës. Maruli, për të cilin Sandro Botiçeli (Sandro Botticelli, 1444-1510) na ka lënë një portret klasik rilindës, u mbyt aksidentalisht në lumin Cecina më 11 prill 1500.

Ishte fillimi i gjysmës së dytë të shekullit XV kur Kostandinopoja ra ndër duart e barbarëve osman të cilët nuk kursyan asgjë, përfshirë edhe kulturën e artin (si mund të dojë një barbar artin?!). Familjet e kulturuara që e donin artin nuk mund të vazhdonin të jetonin në një vend që po gëlonte nga dhuna dhe spastrimi kulturor, prandaj morën rrugët e atyre vendeve të Evropës ku akoma nuk kishte hyrë tymi i zjarrit të injorancës osmane.

Në Kostandinopojë, duke qenë se ishte një ndër dy qendrat e krishtërimit, qenë vendosur për t’u mbrojtur edhe familje nga vende ku tanimë osmanët qenë “turrur” duke marrë para çdo gjë. Mes tyre ishte edhe familja e Marulëve e cila u shpërngul nga Moreja, vendi të cilit i kushtohet edhe kënga “Moj e bukura More” kur osmanët erdhën dhe u vendos në “të pathyeshmen” Kostandinopojë.

Në fillim të vitit 1453, kjo familje përjetoi një gëzim të shumëpritur. Një djalë i vogël i cili do të pagëzohej me emrin Mikel lindi që ashtu sikurse engjëlli Mikel është rojtar i Parajsës, të bëhej rojtar i Atdheut.

Fare pak pas lindjes së tij, Kostandinopoja ra dhe Marulët u shpërngulën në Raguzë, vend ku Mikeli jetoi deri në rininë e hershme. Formimi i marrë aty la mbresa të pashlyeshme në kujtesën dhe krijimtarinë e tij në të ardhmen, gjë që shihet qartë në poezinë “Lavdi Raguzës”, shkruar vite pasi qe larguar nga aty.

Marulët e panë se Raguza nuk ishte vendi “ideal” për to, prandaj vijuan sërish udhëtimet, këtë herë drejt bregdetit apenin ku pas disa zhvendosjesh jo të gjata, përfundimisht u vendosën në Ankona.

Duke qenë se qysh në Raguzë xhevahiri i diturisë së Mikel Marulit pati shkëlqyer, me t’u vendosur në Itali ai vijoi studimet fillimisht në Venedik e më pas në Padova, njëlloj si paraardhësit e pasardhësit e tij humanistë.

Ai nuk ishte aspak indifernet ndaj politikës. Me të marrë vesh se atdheu, tani më i marrë nga osmanët rrezikontë të “bënte shokë”, rrokë armët dhe shkon në luftë deri në brigjet e Detit të Zi, luftë që detyrohet ta lërë pasi merr vesh se i vëllai Gjoni dhe e ëma Efrosinë kishin ndërruar jetë.

Vihet re që herët si poet dhe poezia e tij vlerësohet shumë e botohet, para e pas vdekjes së hershme e aksidentale ku u mbyt në Çeçino të Toskanës teksa kalonte me kalë në vitin 1500.

postbck postbck

Recent Posts

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

2 hours ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

3 hours ago

Si të ruhemi në det? Këshilla të rëndësishme për një verë të sigurt

Deti është një nga destinacionet më të preferuara gjatë verës, por përveç kënaqësisë që ofron,…

4 hours ago

Protestat të cilat arritën të bëjnë revolucion përgjatë historisë botërore

  Historia e njerëzimit është e mbushur me protesta që kanë filluar si shprehje pakënaqësie,…

2 days ago

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre 10 sëmundjeve

  Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium,…

2 days ago

Shkencëtarët rusë: Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar

  Një vaksinë kundër hantavirusit mund të zhvillohet në të ardhmen, por procesi i plotë…

3 days ago