Letërsia e bejtexhinjve, tradita shqiptare me ngjyrime orientale, Orientalizmi shqiptar II

Genciana ABAZI (EGRO: Mbi historinë e fjalës, “bejtexhi”

Duke shkruar për  përkufizimin e padrejtë, që iu bë dhe vazhdon t i bëhet periodizimit të  letërsisë shqipe, duke e degraduar skajshëm, në këtë segmetn studiuesja, Genciana Abazi-Egro shkruan:

Fjala “bejtexhi” është një fjalë problematike e shqipes. Ajo herë ka emërtuar në folklor poetët që thurin bejte e herë në letërsi poetët e shekullit XVIII që shqipen e shkruan me alfabet arab, e shumë herë është përdorur edhe me ngjyrime negative e zhvlerësuese. Kjo ka ndodhur sidomos gjatë ‘50 viteve të fundit të shekullit të kaluar kur filloi të përdoret edhe si term në historinë zyrtare të letërsisë shqipe. Së pari dua të theksoj se bejtexhi është një krijim i shqipes nga bashkimi i dy trajtave që i ka huazuar nga turqishtja, me fjalën bejte dhe prapashtesë- xhi. Këtë fjalë nuk e hasim në turqisht. Bejte do të thotë dy-vargsh apo distik siç njihet në literaturën shkencore, dhe është njësia bazë mbi të cilën ndërtohet letërsia klasike orientale. Këto dy vargje shërbejnë për krijimin e formave poetike më të mëdha, ashtu sikurse mund të shfaqen edhe si poezi më vete… Bejtexhi fillimisht në shqipe janë quajtur vjershëtorët popullorë, kryesisht ata vjershëtorë që krijonin lehtësisht vargje me rimë, madje në shumicën e rasteve edhe të natyrës satirike. Me këtë kuptim e përdor edhe Ernest Koliqi në punimin e tij mbi Epikën popullore shqiptare (1937), madje ndër shembujt më të mirë të këtyre vjershëtorëve rendit Oson e Falltores, Zef Hilën nga Shkodra apo Ali Dinjën nga Gjirokastra. Edhe Fjalori i Gjuhës Shqipe i vitit 1954 vazhdon që me bejtexhi të quajë vetëm vjershëtorët popullorë që thurrin bejte. Madje ky Fjalor i ka dhënë vend edhe fjalës “bejtar” e cila prapashtesën nga turqishtja -xhi e ka zëvendësuar me prapashtesën shqipe të profesionit -tar.

Kurse poetët e shekullit 18 që shqipen e shkruan me alfabet arab u quajtën ‘zyrtarisht’ bejtexhinj në tekstin e Historisë së Letërsisë Shqipe, botuar në vitin 1959. Përdorimi i këtij termi përveç faktit se vendoste një lidhje analogjike të drejtëpërdrejtë me poetët popullorë, ishte jo normal edhe në kushtet e politikës gjuhësore që po ndiqej lidhur me pastrimin e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja. Këtë mungesë normaliteti dhe këtë ‘risi’ e dëshmon qartë edhe mënyra se si ky term është përdorur në këtë tekst.

Në hyrjen prezantuese të punimit të shkruar nga Dhimitër Shuteriqi përdoret vetëm termi “bejtexhi” dhe letërsia e krijuar nga poetët e shekullit 18 quhet “letërsi e bejtexhinjve”. Kurse në pjesën ku trajtohet kjo letërsi, e hartuar nga Mahir Domi, ajo është quajtur “letërsi shqipe me alfabet arab” e krahas saj përdoren tek tuk edhe termat “bejtexhi” e “bejtar”. Madje nënkapitulli përkatës në këtë tekst është quajtur “Letërsia shqipe me alfabet arab”, duke ju referuar kështu termit që Osman Myderrizi, studiuesi kryesor i kësaj letërsie, kishte përdorur në studimet e veta. (MBI HISTORINË E FJALËS BEJTEXHI March 14, 2017, Genciana ABAZI (EGRO)Shpërndaje

postbck postbck

Recent Posts

Pse një e katërta e emigrantëve në Gjermani po mendojnë të largohen?

  Qindra mijëra emigrantë që u shpërngulën në Gjermani po mendojnë të largohen nga vendi,…

4 hours ago

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

  Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se konsumi…

8 hours ago

Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

  Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më…

1 day ago

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes”

  Një element tipik i doktrinës shiite, që ajo e ka të përbashkët me krishterimin,…

1 day ago

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

  Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga…

1 day ago

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta të verës

  Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë…

1 day ago