Historiani Kyle Harper është i bindur se i di arsyet e rënies së Perandorisë Romake: ndryshimet klimatike dhe tre pandemi. Ishte një ironi e historisë, sepse vetëm disa shekuj më parë, një klimë e butë e lagësht kishte ndihmuar që Roma të ngrihej në pozicionin e saj si një ushtri e pakrahasueshme, duke bërë të mundur ngritjen e bujqësisë në lartësi më të mëdha dhe duke e kthyer Afrikën e Veriut në “shportën e bukës së perandorisë”.
Gjatë sundimit të perandorit Trajan (98–117 pes), Perandoria Romake shtrihej nga Skocia deri në Detin Kaspik dhe ishte pak më e madhe se gjysma e Shteteve të Bashkuara sot. Një vlerësim konservativ është se 65 milionë njerëz – rreth 20% e popullsisë së botës – ishin nën sundimin romak në atë kohë. Në mendjemadhësinë e tyre, mbështetësit e Trajanit besonin se Perandoria Romake do të qëndronte përgjithmonë në këmbë. Por më pas klima filloi të ftohet, duke ulur produktivitetin bujqësor dhe duke reduktuar pasurinë romake. Kjo klimë e re më e ftohtë (nganjëherë e quajtur Epoka e Vogël e Akullnajave) çoi në dështimin e të korrave dhe perandori Justinian u përpoq të forconte rezervat e perandorisë duke importuar drithë, i cili futi një patogjen shkatërrues.
Tre pandemi të mëdha shkatërruan Romën midis viteve 165 dhe 549 pas Krishtit, duke e bërë më të vështirë për perandorinë të mbrohej kundër pushtuesve si fiset gjermanike dhe hunët.
Çfarë mund të mësojnë Shtetet e Bashkuara nga përvoja romake? Profesor Jäger thotë: “Pandemia e Covid është kriza më e keqe shëndetësore e Amerikës në 100 vjet. Qindra-mijëra njerëz vdiqën dhe numri zyrtar i infeksioneve është rreth 40 milionë, megjithëse shifra reale është ndoshta shumë më e lartë.” Nëse Roma mund të shkatërrohej nga ndryshimet klimatike dhe pandemitë, a mund të ndodhte e njëjta gjë me Amerikën?
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…