Përkujtesë historike:
DEMONSTRATAT E 27 NËNTORIT 1968 NË PRISHTINË
Nga Jusuf Buxhovi
Shtetndërtimi i Kosovës, i mbështetur mbi formulën e barazisë në federatën e atëhershme jugosllave, që praktikisht do të thoshte çlirim nga zgjedha serbe, fillon me demonstratat e nëntorit të vitit 1968, të nisura në Prizren më 5 nëntor dhe të vazhduara në disa qytete, për t’u kurorëzuar me ato në Prishtinë, më 27 nëntor. Këto demonstrata, ku për herë të parë doli në pah kërkesa për Republikën e Kosovës, ua hapën rrugën ndryshimeve të mëdha që u pasqyruan me themelimin e Universitetit të Kosovës në Prishtinë në vitin 1970 si dhe institucioneve të tjera kombëtare, prej nga u ngrit brezi i një inteligjencie arsimore, kulturore dhe politike që mori përsipër proceset e mëtutjeshme të avancimit të pozitës kushtetuese të Kosovës në federatën jugosllave, që do të sanksionohen me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974.
Ideatorët dhe organizatorët e këtyre demonstratave do të mbesin në histori si shtysë e një procesi ndër më të rëndësishmit, që vuri në lëvizje ndryshimet historike me anën e kërkesave legale, jashtë konvencave ideologjike-revolucionare të viteve të pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta mbi konceptin e një iredetizmi ideologjik. Ato vazhduan në vitin 1981, në vitin 1989, 1997, 1999 për t’u kurorëzuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…