<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Revolveri me të cilin Vincent van Gogh qëlloi veten më 27 korrik 1890, duke ndërruar jetë dy ditë më vonë

Nga Albert Vataj

Bota është e mbushur me hekurishte të ndryshkura, të cilat u përdorën për të vrarë. Por pak prek këtyre mbetjeve arritën të kishin fati që kishte arma, që dyshohet se ka kryer vetëvrasjen piktori i famshëm holandez, Vincent van Gogh. Kjo u quajt nga kronistët si “arma më e famshme në historinë e artit”, e cila u shit në ankand më 19 qershor të vitit 2019 në Paris për vlerën 162.500 euro. Jo pak për një hekurishte të ndryshkur, e cila u bë lajm dhe rrëmbeu një interesim befasues.

Arma Lefaucheux, e një kalibri prej 7 mm, u hodh në shitje me vlerën fillestare 40,000 – 60,000 euro (45,000 dhe 67,000 dollarë). Ajo u fitua nëpërmjet një oferte telefonike nga një individ privat, identiteti i të cilit nuk u bë i njohur, sipas AuctionArt.

Sipas ekspertëve, Van Gogh shtiu veten me një plumb në gjoks, kur ai ishte në moshën 37-vjeçare dhe vdiq dy ditë më vonë në veri të Parisit, saktësisht më 29 korrik 1890.

Fama ndërkombëtare e këtij ankandi ishte e tillë, që japonezët, amerikanët, meksikanët, finlandezët, gjermanët dhe italianët udhëtuan për në Paris, për të parë armën gjatë ekspozimit të saj publik para ankandit, tha për AFP, Grépoire Veyres.

Megjithatë, çmimi i saj nuk shënoi fare rekord mendojnë ekspertët: arma me të cilën poeti francez, Paul Verlaine plagosi kolegun e tij, Arthur Rimbaud në 1873 në Bruksel, u shit në ankand në vitin 2016 nga Christie kunderjt një vlere prej 434,500 euro.

Autenticiteti nuk është konfirmuar

Më 27 korrik 1890, mjeshtri holandez do të shkonte në një fushë afër strehëzës ku po qëndronte në Auvers-sur-Oise, do të hiqte këmishën e tij dhe do të qëllonte me një plumb në gjoks me armë të pronarit. Revolvera pas të shtënës e cila do t’i merrte jetën dy ditë më vonë i kishte rënë nga duart Van Gogh, i cili i plagosur, do të kthehej në shtëpizën ku banonte.

Arma, autenticiteti i së cilës nuk ka gjasa të konfirmohet zyrtarisht, u zbulua në vitin 1965 nga një fermer në të njëjtën fushë. Pas zbulimit të tij, fermeri ia dorëzoi armën – shumë të dëmtuar – pronarit të strehës Ravoux. Që atëherë ajo kishte mbetur në familje, sipas Shtëpisë së ankandeve AuctionArt. Hostel ndryshoi duart në vitet 1980. Arma u prezantua për herë të parë në vitin 2012 me shfaqjen e një libri “Aurait-on retrouvé l’arme du suicide?” (A u gjet arma e vetëvrasjes?)

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

50 minutes ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

57 minutes ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

1 hour ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

2 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

2 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

2 hours ago