Kryeministër i Shtetit Osman në vitet (1903-1908) ka qenë shqiptari i famshëm, Ferit Pashë Vlora! Ka shumë dëshmi që Ferit Vlora ka qenë i lidhur me lëvizjen kombëtare shqiptare, ka qenë njëri nga promotorët e saj. Studiuesi turk i biografisë së Ferit Vlorës, Abdylhamit Kirmizi, na njofton: “Sulltan Abdylhamidi mund të ketë ndjerë njëfarë shqetësimi nga interesi i ethshëm i Ferit Beut për diplomacinë ballkanike, me idenë e mbrojtjes së shqiptarëve.” Ndërsa, për periudhën pas largimit nga posti (1908) pohon: “Për shembull, në fund të nëntorit shtetarët osmanë me origjinë shqiptare u mblodhën nën kryesinë e Ferit Pashës në konakun e Reshid Akif Pashës për të rrahur mendime se si mund të kishin sukses masat e marra nga qeveria. (..) U mblodhën para për ndërtimin e shkollave dhe emrat e dhuruesve u shkruan në listën e komisionit të arsimit. Pjesëmarrësit e dhanë besën se do të mblidhen çdo javë për të mirën e atdheut.” (470-471) Prandaj, nuk është e drejtë të mos u pranohen meritat njerëzve tanë. Por, për t’ua njohur meritat, duhet të stud0iohen veprat e tyre, gjë që ne deri sot nuk e kemi bërë në mënyrën e duhur. Mjaftohemi me urime politikanësh në përvjetor, sa për të dalë ata në medie. Mandej pason injorimi. Asnjë cent nuk jipet për hulumtime shkencore në të ashtuquajturën botë shqiptare, fjala vjen, për djemtë dhe vajzat që dinë osmanisht, latinisht ose greqishten e vjetër dhe që janë të gatshëm të rrinë gjatë nëpër arkiva. Pra, para për shkencë nuk japin qeverirat shqipfolësese, po të mos llogariten paratë që u jipen kot parazitëve në të ashtuquajturat akademi të shkencave dhe të arteve.
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…