Kur jemi te Kongresi i Manastirit duhet të themi se për Kosovën dhe një pjese të gjërë gjeografike rreth saj, dy shkronja janë tepër dhe si të tilla të papërdorshme apo më mirë të themi të pashqiptueshme. Ju e dini që fjala është për dy ‘xh’-jat dhe dy ‘q’-jat. Ekzistojnë shkronjat ‘xh’ dhe ‘gj’, por ne e shqiptojmë vetëm ‘xh’-në. Pra, për neve ekziston vetëm një ‘xh’. Njësoj është edhe me shkronjat ‘ç’ dhe ‘q’ që për ne është vetëm ‘q’. Neve, thjeshtë, nga këto katër shkronja, na duhen vetëm dy.
Ne ndoshta rrallë e dijmë se kur shkruhet ç, q, xh dhe gj, por kurrë nuk e dijmë se kur dhe si shqiptohen në të folur. Prandaj, kur shkruajmë e pyesim njëri tjetrin: ‘ a me ‘q’ ose ‘xh’ të butë apo të fortë?’ Me këtë dëshirojmë ta bëjmë dallimin që është përkundër rregullave të caktuara. Pra, këtë gjë e bëjmë për ta mbuluar paaftësinë tonë për shqiptimin e shkronjave tona.
Shtrirja e dallimit të këtyre shkronjave te shqipfolësit është interesante. Ta zëmë, shqiptimi fillon nga jugu i Shqipërisë, për të vazhduar në atë të mesme, dhe del në Maqedoni për të ardhur në Luginën e Preshevës e që përfundon në Bujanovc. Në Luginën e Preshevës dallimin në fjalë e bënë vetëm popullata e vendbanimeve të fushës. Fshatrat që fillojnë në pjesën malore, ku fillon Karadaku dhe Gollaku, nuk i dallojnë këto shkronja. Pra, banorët e një fshati fushor të Luginës së Preshevës i kanë dy ‘q’-ja e dy ‘xh’-ja, por fshati malor që në shumë raste nuk është më larg se 3 km, e ka vetëm një ‘q’ e një ‘xh’.
Si është e mundur të bëhet kjo ndarje, si me thikë, kur dihet se këta njerëz me shekuj kanë jetuar afër njeri tjetrit e gati nën një kulm?
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…