<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri me kinema

Nga Juliana Dhimitri

Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri me kinema. Filmi në këtë kinema historike për qytetin filloi të shfaqej tetë dekada më parë. Atëherë kinemaja kishte emrin e saj modern për kohën “Majestic”. Ajo u ndërtua në vitin 1927 nga një grup shqiptarësh me banim në SHBA dhe u pagëzua me emrin që ka edhe sot. Kinemaja korçare shënohet në histori si një nga më të vjetrat. Në qendër të qytetit u ndërtua për herë të parë një kinema bashkëkohore me një ndërtesë tepër tërheqëse dhe ku njerëzit qëndronin në radhë me orë të tëra për të siguruar hyrjen dhe për të shijuar një film.

Kinema Majestic, Korce vitet 30

Biznesi i kinemasë ishte një nga më të suksesshmit, edhe pse qyteti në atë kohë numëronte rreth 20 mijë banorë. Kinema “Majestic” në fillimet e viteve ‘30 shfaqte filmat më të mirë të kohës, bardhë e zi, filma pa zë, e deri te filmat me ngjyra. Nëpërmjet ekranit të madh për herë të parë qytetarët u njohën jo vetëm me magjinë e kinemasë dhe të filmit, por dhe me aktorë të mëdhenj e të njohur në nivel ndërkombëtar në atë periudhë. Nëpërmjet këtij ekrani, korçarët panë për herë të parë Çarli Çaplin, ndërkohë që kinemaja e Korçës ishte model dhe i jepte një tjetër pamje qytetit. Ajo kishte një kapacitet prej 300 vendesh dhe e pajisur me lozha. Kinema “Majestic” ishte kulmi i çdo veprimtarie kulturore në fillimet e viteve ‘30 dhe korçarët si njerëz të artit dhe të dhënë pas së resë e kulturës dyndeshin në këtë vend të magjishëm që ishte në majat e suksesit.

Në kushtet e regjimit komunist kinemaja u pagëzua me emrin “Morava”, të cilin e ka mbajtur deri në fillim të viteve ‘90. Ndryshimi i regjimeve bëri që kjo kinema t‘u rikthehej pronarëve.

Për dhjetë vjet vendi ku luheshin filma do të ishte pikë për lojëra fati. Ish-pronarët kërkonin fitim dhe kinemaja nuk dukej shumë fitimprurëse. Zhvillimet në vend filluan t‘i largonin pak nga pak njerëzit nga ekrani i madh. Ambientet përdoreshin për bingo. Gjithsesi në vitin 2001, aksionerët vendosën ta kthenin në identitet. Kështu nisën investimet e mëdha për të ngritur një kinema moderne. Kinemasë iu dha emri i mëparshëm “Majestik”, por u shtua edhe një emër Millenium. Dy vite pas hapjes së saj, kinemaja u shkatërrua plotësisht nga zjarri. Ka qenë viti 2003 kur kinemaja u dogj pothuajse krejtësisht nga brenda si pasojë e një shkëndije elektrike.

Pavarësisht nga kjo, aksionerët e rimëkëmbën me një investim të dytë. Por suksesi ishte në rënie. Në vitin 2006 u shfaqën edhe shenjat e para se ky nuk mund të ishte më një biznes i suksesshëm. Korçarët kalonin indiferentë para kinemasë dhe e shumta që mund të bënin ishte të lexonin titujt e filmave të radhës që do të shfaqeshin në ekran. Më pas vijonin shëtitjet. Kjo situatë bëri që në tre vjet kinemaja të shkojë drejt fundit. Numri i spektatorëve nuk i kalonte 10 në ditë dhe kishte ditë të zezë dhe me tre bileta të shitura ose asnjë.

postbck postbck

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

11 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

12 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

12 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

12 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

3 days ago