Nëse doni që të hani frutat pa lëkurë, sigurisht që do të thotë se jeni duke menduar për largimin e pesticideve, megjithatë, jeni duke bërë një gabim.
“Lëkura e mollës mund të përmbajë 90 përqind të pesticideve ekzistuese, por edhe 50 përqind të lëndëve ushqyese”, thotë Joe Robinson, autor i librit “Eating on the Ëild Side”, transmeton portal arbresh.info
Sipas autorit, është mirë që të bleni mollë organike dhe të hani edhe lëvoren e mollës.
Nëse kjo nuk është e mundur, ai thotë se frutat mund t’i lani në sodë buke. Sipas hulumtimit të botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, njomja e mollëve në ujë dhe sodë buke për 12 deri në 15 minuta mund të heqë 80 për qind të fungicidit që mund të depërtojë në lëvozhgë.
Përzierja gjithashtu do të heqë 96 për qind të pesticideve. Larja në ujë të zakonshëm të rubinetit nuk është aq efikase.
Soda e bukës duket se shkatërron molekulat e pesticideve dhe kështu ndihmon në pastrimin e frutave tuaja. Madhësia ideale për pastrim është dy gota ujë dhe një lugë çaji sodë buke.
Përveç mollëve, shumë e shëndetshme është edhe lëvozhga e shalqinit. Ai përmban aminoacidin citruline, i cili përmirëson marrjen e oksigjenit gjatë ushtrimeve të qëndrueshmërisë. Për të reduktuar hidhësinë e kores, hajeni të gatuar si recet.
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…